Në Kosovë do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Kjo dukej e pashmangshme por tashmë mbi këtë skenar kanë nisur hapat zyrtarë. Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka firmosur këtë të enjte shpërndarjen e parlamentit. Vendimin ajo e ka marrë pasi priti krerët e partive politike në zyrën e saj, një ditë pasi GLauk Konjufca dhe kabineti i propozuar prej tij dhe LVV nuk mori votat e mjaftueshme për të ardhur në detyrë si një qeveri e re.
Lidhur me datat, partitë diskutuan 21 dhe 28 Dhjetorin për zhvillimin e zgjedhjeve, por vendimi përfundimtar u shpall publikisht nga Presidentja më vonë.
Më poshtë dekreti i Osmanit për shpërndarjen e legjislaturës
"Zgjedhjet lokale nuk kanë përfunduar akoma, sa i përket procedurës së certifikimit. Para fillimit të fushatës, janë edhe një sërë veprimesh që janë regjistrimi i subjekteve politike dhe koalicioneve, certifikimi i kandidatëve, hedhja e shortit, shpallja e fletëvotimit e veprime të tjera. Për më tepër duhen së paku dy javë hapësirë kohore për të mundësuar votimin jashtë vendit dhe duhet pasur parasysh që sipas ligjit të zgjedhjeve të përgjithshme, shtetasve që jetojnë jashtë vendit, u duhet dhënë së paku 15 ditë afat me qëllim të aplikimit dhe regjistrimit për të votuar. Rrjedhimisht data 28 Dhjetor, është data që kam vlerësuar se mbetet, data e veetme e mundshme" tha Osmani.
Albin Kurti e kërkoi sipas raportimeve datën 28 që në mbledhjen me kryetarët e partive. Pak orë më pas, në një postim në facebook tha se e mirëpret afat publik të Presidentes.
Bedri Hamza, kryetari i ri PDK tha se demokratët e Kosovës, janë gati të shkojnë në fitore.
A.I/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.9%
-
Do ndahet nga PD
29.3%
-
Do shuhet
45.8%
Vota total: 542
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi i Kosovës rrëzon Glauk Konjufcën, 56 deputetë votuan pro qeverisë së re! Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme
19 Nëntor, 15:38
-
U mandatua për formimin e Qeverisë së Kosovës, analiza e DW: Sa shans do të ketë Glauk Konjufca?
5 Nëntor, 12:50
-
Kosovë/ Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
4 Nëntor, 12:51
-
Osmani dhe Kurti duan të shmangin zgjedhjet e parakohshme
1 Nëntor, 09:20
-
Kurti përpara takimit me Osmanin dhe liderët politikë: Do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje
31 Tetor, 12:28
-
Kriza politike në Kosovë, Hisen Berisha për Report Tv: Duhet qeveri ekspertësh! Kurti po e fsheh dështimin pas patriotizmit
30 Tetor, 18:41
-
Kosovë/ Qeveria 'Kurti 3' nuk u votua, Presidentja Osmani pret nesër në takim liderët e partive politike për të mandatuarin e ri
30 Tetor, 11:52
-
Kurti dështoi të formojë qeverinë e re/ Tahiri: Asnjë parti s'do të bashkëqeverisë me të! Mulaj: S’ka pasur vullnet, i interesojnë zgjedhjet e reja
27 Tetor, 23:05
-
Albin Kurti paralajmëron zgjedhje parlamentare në dhjetor dhe në pranverë
27 Tetor, 19:14
-
Kreshnik Spahiu: Paaftësia shtetformuese në Kosovë është shërbimi më i mirë ndaj Serbisë
27 Tetor, 17:17
-
Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë
27 Tetor, 16:56
-
Kosovë/ Kurti dështon të formojë qeverinë e re: Askush nuk pranoi bashkëqeverisje! Nuk mori 61 votat e nevojshme! 56 deputetë votuan pro, 52 kundër
26 Tetor, 07:39