Zgjdhjet e 8 Qershorit në Kosovë sollën vetëm një ndryshim. Ka ikur “Behgjet Pacolli” dhe ka ardhur “Fatmir Limaj”. Por ky ndryshim ka rezultuar përmbysës. Fatmir Limaj ka nënshkruar një marrëveshje bashkëqeverisëse me LDK-në dhe AAK-në që së bashku e kapërcejnë dukshëm PDK-në e Thaçit që normalisht konsiderohet fituesja e zgjedhjeve.
Marrëveshja spektakolare LDK-AAK-Nisma, që të tria së bashku kalojnë me 10% PDK-në, e mbështetur, deri tani, nga VV, ka spostuar vëmëndjen në interpretimin e Kushtetutës së Kosovës. Janë vetëm 3 rreshta ku përcaktohet mënyra e emërimit të Kryeministrit. Neni 95/1: "Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë."
I gjithë debati politik pritet të përqëndrohet në termin “e nevojshme” interpretimi i të cilit do ti japë Presidentes Jahjaga të drejtën e propozimit të Kryeministrit. Por kjo gjë nuk ka shumë rëndësi, nëse tri partitë opozitare, bashkë me VV do të jenë të vendosura në marrëveshjen për të kaluar Thaçin në opozitë. Edhe nëse do të ripropozohet për Kryeministër, Hashim Thaçi do ta ketë të pamundur të sigurojë mbështetjen e 61 deputetëve në Parlament, në kushtet kur katër partitë e tjera shqiptare, janë në kufirin e kësaj shumice, pa llogaritur mandatet e pakicave. Nëse katërshja LDK-AAK-Nisma-VV do ta kalojnë kufirin prej 60 deputetësh, interpretimi i Kushtetutës do të jetë i pavlefshëm.
Sipas meje, dispozita kushtetuese nënkupton faktin se Qeverinë e formon ai që deklaron shumicën e nevojshme prej 61 deputetësh në Kuvend. Dhe kjo jo me fjalë por me firma.
Përpara Presidentes që ka rolin kyç në shpejtësinë e zgjidhjes janë dy mundësi formale: ose ti japë mandatin Hashim Thaçit për të provuar krijimin e Qeverisë duke e konsideruar fitues të zgjedhjeve pa marrë parasysh termin “e nevojshme” ose tu kërkojë dy blloqeve listën e firmosur me numrin e nevojshëm të deputetëve për krijimin e Qeverisë (të paktën 61).
Rasti i parë do të ishte kompromis kushtetues ku Presidentja do të mbyllte çdo shteg diskutimi. Nëse Hashim Thaçi do të dështonte brenda 15 ditësh atëhere po sipas Kushtetutës, në të njëjtin nen 95/4 Presidentja do të institucionalizonte një propozim nga krahu i kundërt për krijimin e Qeverisë. Kjo do të ishte mënyra për tu dalë borxhit ligjërisht të gjitha palëve.
Në rastin e parë Thaçit, përveçse të siguronte mbështetjen e të gjithë deputetëve të pakicave, do ti duhej të merrte me vete ndonjë deputet të opozitës, nëpërmjet joshjes me pushtetin. Një mision ky në kufirin e pamundësisë. Politika kosovare do kthehej në një pazar ministrash me shumicë, blerjesh e shitjesh, ofertash të çuditshme ku do të provohej morali politik, kohezioni i partive të opozitës që së bashku përbëjnë shumicën.
Në rastin tjetër çështja është e zgjidhur. Partitë e opozitës nëse do tu bashkëngjitet edhe Albin Kurti në Qeveri, do të kenë mundësi për krijimin e një qeverie solide, me bazë tërësisht shqiptare dhe me përfshirjen e minoriteteve me peshë reale. Kjo është panorama bazuar në rreshtimin e palëve pas zgjedhjeve. Kushtetuta nuk ka asnjë vakum.
Ajo që nuk shkon dhe që e lë në krizë situatën është kompromisi për Kryeministrin. Ramush Haradinaj nuk na ka bindur. Ai nuk ka arritur të sigurojë kurrëfarë rritjeje në mbështetje edhe duke qenë fizikisht në krye të AAK-së.
Kryeministri është figura më e rëndësishme politike në një republikë parlamentare dhe si rregull duhet ti përkasë partisë më të votuar të një koalicioni. Kompromisi për Kryeministrin në favor të partisë së katërt në zgjedhje sjell një deformim të dukshëm në përfaqësim, gjë që në mënyrë të pashmangshme reflektohet në qeverisje, duke na lënë të kuptojmë se qëllimi i Haradinajt nuk ka qënë lënia e Thaçit në opozitë por, së pari, marrja e postit të Kryeministrit.
Marrja e Kryeministrit prej partisë së katërt e bën qeverisjen parcelë interesash pa pa program të përcaktuar, pa filozofi dhe pa bazë ideologjike. Pyetja që shtrohet në këtë rast do të ishte: mirë Thaçi në opozitë, po pse Haradinaj Kryeministër? Sepse ka dhe dy parti të tjera që dukshëm janë më të votuara se sa AAK-ja.
LDK-ja është përgjegjësja kryesore për uljen e “pazarit” për Kryeministrin. Ajo mund ta dorëzonte postin e Kryeministrit edhe te PDK-ja duke kushtëzuar emrin. Kjo do të ishte zgjidhja më optimale politike për nga mënyra se si kanë shkuar gjërat. VV është përgjegjësja numër 2, për mbështetjen e një qeverie ku Kryeministri jepet në tavolinë vetëm për inat të palës tjetër. Ndërsa Fatmis Limaj është në të drejtën e tij të mbështesë kë të dojë, sa kohë që nuk ka kuotat dhe as ambicjen për të pasur post personal në qeveri.
Kriza morale e politikës kosovare ka filluar që në nisje. Ku partitë politike luftojnë, secili më vete, për të përfituar më pas nga rezultati. Siç edhe po ndodh. Opozitën nuk e ka ndaluar njeri të futet në koalicion për të mos lënë të rrjedhë asnjë votë dhe për tu rreshtuar si koalicion i parë në zgjedhje. Që të mos kishte “Thaçi 3”, por që të mos kishte as “Haradinaj 2” në tavolinë. E po ashtu as Hashim Thaçin nuk e ka ndalur njeri të ofrojë koalicion parazgjedhor me të paktën një parti tjetër relevante, qoftë edhe me mikun e tij të vjetër Limaj. Për të mos ardhë vërdallë tani pas zgjedhjeve. Sepse nuk ka më “qofte te daja”, Pacolli ka ikur, ka marrë mbi vete kompromiset e bëra.
Sipas të gjitha gjasave Presidentja mund ti japë Hashim Thaçit mundësinë për të provuar krijimin e Qeverisë. Dhe mund të kemi surpriza me qendër Albin Kurtin. Ky i fundit duhet të dijë se politika ka kompromise të orëve të fundit, duke respektuar votën. Askush nuk do ta qortonte Albin Kurtin nëse do të mbështeste një qeveri të udhehequr nga PDK-ja por jo nga Hashim Thaçi. Do të ishte plotësisht në të drejtën e tij pa hëngër asnjë fjalë, pasi ka penguar një “Thaçi 3”. Do të ishte ngjashëm kjo moralisht si në një koalicion me Limajn, fraksion ky i PDK-së.
Në këtë mënyrë Kurti do ti jepte vendit një qeveri stabël bazuar në rregullat e politikës normale pa mitin e Thaçit. Por, pse jo, Albin Kurti mund të pretendonte edhe postin e Kryeministrit, edhe pse relativisht jo normale, sa kohë që pala tjetër mbështet një politikan me kuota më të ulëta elektorale. Mund të pretendojë edhe postin e Presidentit. Ka disa zgjidhje në dorë të tij. Përderisa tri partitë e tjera të opozitës e kanë vendosur Kryeministrin pa firmën e tij.
Albin Kurti duhet të kuptojë se vendit i shërbehet duke qeverisur dhe jo vetëm duke bërë opozitë pa kuota solide. Ai ka rastin ti japë vendit një zgjidhje më spektakolare se sa ajo që kemi parë deri tani me marrëveshjen mes partive të opozitës. Albin Kurti mund të mos mbështesë as “Thaçi 3” dhe as “Haradinaj 2”, por një “PDK 3” ose “Kurti 1”.
Për nga mënyra se shkuan punët krijimi i Qeverisë mbetet një ekuacion i vështirë që mund ta zgjidhin saktë vetëm burra shteti. Kosova ka rastin të tregojë se ka burra shteti, përtej inateve, xhelozive dhe ambicjeve pa frena. Pa pasur nevojë për ndërhyrje ndërkombëtare. Zgjidhja është aty, mjafton ta gjesh.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com