/ATSH/.- Kosova do të prezantohet për herën e dytë, në edicionin e 56-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor dhe të tretën në tërësi në Bienalen e Venedikut. Këtë vit do të jetë artistja Flaka Haliti që do të përfaqësojë Kosovën në këtë ngjarje ndërkombëtare. Ajo tha se ndodhen në fazën e përgatitjeve dhe se do të shfaqë një instalacionin të përzier medial, i cili do të adaptohet në dimensionet e hapësirës që do t'i cakothet Kosovës në Bienale.
Vehbi Miftari, këshilltar i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, theksoi se është e rëndësishme të bashkëpunojmë dhe përkrahim artistët dhe përfaqësuesit e vendit tonë në ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Bienalja e Venedikut.
Kurator i Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venedikut është caktuar gjermani Nicolaus Schafhausen. Ai lidhur me përfaqësimin e Kosovës në Bienale tha se është befasuar nga puna dhe prezantimi i Flakës. Ai përmendi se hapësira e Pavijonit të Kosovës është e vendosur mes asaj të Turqisë e Kinës dhe kjo nënkupton një rëndësi të madhe.
/Shqiptarja.com