Kosova vijon të shënojë numra të lartë të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus. Ditën e sotme janë regjistruar 12 viktima me COVID-19 dhe 188 raste të reja të infektuar me virusin.
Numri total i viktimave në Kosovë që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 327 persona në total, ndërsa numri i total i rasteve pozitive është 10247 raste, prej tyre 3976 aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot në Kosovë është gjithsej 5944.
Komento