Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja me koronavirus nga 5,474 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën si pasojë e COVID gjatë këtyre 24 orëve.
Sakaq, në të gjithë vendin janë 872 raste aktive me COVID. Ministria e Shëndetësisë njofon se në 24 orët e fundit janë dhënë 4,102 doza vaksine.
Prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Kosovë janë dhënë në total 1,683,758 vaksina ndërsa 786,859 qytetarë janë vaksinaur me të dyja dozat.
Ndër të tjera raportohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 20 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,102 që prej fillimit të pandemisë.