Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës

Kosovë/ Agjencia e Inteligjencës: Grupi terrorist i Radojiçiqit po kryen ushtrime në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës

Milan Radoiçiç dhe grupimi terrorist në Banjskë

Ka përfunduar raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, Petrit Ajeti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu tha gjendja e sigurisë në vend është stabile, por që kërcënimi nga Serbia vlerësohet të jetë shumë i lartë.

"Ne patëm në raportim drejtorin e AKI-së për të na raportuar për situatën e sigurisë në vend. Mund të themi pas këtij takimi se gjendja e sigurisë në vend është stabile. Situata në katër komunat në veri është e qëndrueshme edhe pse përpjekjet e Serbisë për tensionim të situatës së sigurisë janë të vazhdueshme, kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste, anëtarët e së cilave po trajnohen dhe strehohen në Serbi, vlerësohet si shumë i lartë. Bazuar në të dhënat intelegjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e NoviPazarit, Kopaunikut dhe Kralevës", tha Musliu.

 

"Në vazhdimësi janë duke planifikuar, diskutuar mundësitë për sulme. Udhëheqësi i grupit Millan Radojiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë, me zyrtarët e lartë shtetëror, si dhe është duke mbajtur kontatke me disa grupe, organizata radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale", shtoi Musliu./ Kosova Press

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund

Koçi: Opozita sulmoi Dumanin për interesa të Berishës, nëse ka mundësi e asgjëson Reformën në Drejtësi! Korreshi: SPAK t’u shkojë gjërave deri në fund