Kosovë/ Arrestohet një serb, akuzohet për krime lufte në Gjakovë

Kosovë/ Arrestohet një serb, akuzohet për krime lufte në Gjakovë

Foto ilustruese

KOSOVË – Policia ka arrestuar ditën e sotme një serb, në pikën kufitare të Bërnjakës, pasi dyshohet se ka kryer krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në rajonin e Gjakovës.

Sipas njoftimit të Prokuroria Speciale dhe Policisë së Kosovës J.Š. ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale (PS), dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile’,- thuhet në njoftim.

Dhjetorin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte thënë se ka ngritur gjithsej 33 akuza, që përfshijnë 89 persona, për krime lufte në Kosovë.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Takimi në 12 maj në Athinë, Rama: Moment krenarie për gjithë shqiptarët e Greqisë! Ftesa më në fund ka edhe adresën

Takimi në 12 maj në Athinë, Rama: Moment krenarie për gjithë shqiptarët e Greqisë! Ftesa më në fund ka edhe adresën