Ambasadori i ri i Republikës Çeke në Prishtinë, Ivo ?ilhavý, i pritur sot në takim te ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, vlerësoi progresin në Kosovë duke shprehur angazhimin e tij për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin që ndërmjet Kosovës dhe Çekisë ka shumë gjëra të përbashkëta, të cilat duhet të shërbejnë si katalizatorë të bashkëpunimit dhe të zhvillimit.
Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin ?ilhavý me progresin në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar dhe proceseve integruese evropiane.
Duke i uruar sukses në misionin e tij në Kosovë ambasadorit ?ilhavý, Hoxhaj ka shprehur vullnetin e Kosovës për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve me Çekinë, në shumë fusha. /ATSH/
/Shqiptarja.com