/ATSH/ - Deputetët e Grupit Parlamentar të AAK-së nënshkruajnë sot Kodin Etik, në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
AAK ka mbajtur të shtunën takimin e të gjitha strukturave drejtuese, politikëbërëse e vendimmarrëse të partisë, ku u paralajmëruan reforma dhe ndryshime.
"Do të reformohemi dhe do të ndryshojmë. Fuqishëm dhe pandalshëm. Ky ndryshim do të jetë i plotë: Reformë e politikave dhe reformë organizative", ka theksuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
"Qytetarët e Kosovës janë të mirë, të ndershëm, punëtorë. E tillë do të jetë Aleanca e Ndryshimit. E mirë, e ndershme, punëtore", është shprehur ai.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin kosovar me 120 anëtarë ka 11 deputetë.
/Shqiptarja.com