/ATSH/.- Ministrja e Shtetit, Edita Tahiri, deklaron se nuk ka asnjë mundësi të diskutohet për Trepçën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për gazetën "Express", Tahiri thekson se "vijat e kuqe të vendosura në dialogun me Serbinë nuk lejojnë të hapen tema të tilla, ndrërkohë që as Kushtetua nuk e lejon hapjen e temave që kanë të bëjnë me pasurinë dhe integritetin territorial të Kosovës".
"Pozicioni si qeveri e Republikës së Kosovës në dialogun e Brukselit është i bazuar në vija të kuqe, në mesin e të cilave është që edhe për pronat dhe për pasurinë e Republikë së Kosovës nuk flitet në dialogun e Brukselit. Mund t'ju them se që nga fillimi i dialogut në vitin 2011 pala serbe ka kërkuar vazhdimisht që këto tema të shtrohen në dialog, por ne kemi qenë të prerë, kemi refuzuar dhe do të refuzojmë vazhdimisht dhe kategorikisht, sepse ato janë tema që kanë të bëjnë me sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës. Nuk bisedojmë me Serbinë dhe as me askënd për çështje të sovranitetit të Republikës". nënvizoi Tahiri.
Serbia, vijoi ajo, vazhdimisht tenton të hapë tema në të cilat sheh mundësi të përfitojë, sepse Serbia e ka mbajtur Kosovën të kolonizuar për përfitime.
"Kosova sot është shtet i pavarur dhe sovran. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e bën të qartë se pasuritë shtetërore dhe sovraniteti janë prona të shtetit të Kosovës të garantuara me Kushtetutë. Ne si qeveri në këtë dialog respektojmë vijat e kuqe dhe Kushtetutën e Kosovës, që nuk lejojnë që në këtë dialog të mos bisedohet për çështje që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial", u shpreh Tahiri.
Në lidhje me Trepçën, Tahiri tha se "si qeveri e Republikës së Kosovës me ligjin, i cili u aprovua në Parlament ne shpëtuam Trepçën, sepse ndalëm procesin e falimentimit. Ky ishte një sukses edhe i qeverisë dhe i Parlamentit të Kosovës, që këtë kompani ta ndalim nga falimentimi. Sa i takon fazës së ardhshme të kalimit në kompani publike, unë mendoj se duhet të bëhet një analizë dhe një strategji, e cila do të përfshinte vendimet dhe qëndrimet e gjithë përfaqësuesve institucionalë, por edhe ekspertëve të shtetit të Kosovës, që janë ekspertë në këtë fushë, të cilët pastaj mund të nxirrnin një strategji për transformimin e Trepçës në kompani publike. I besoj ekspertizave dhe strategjive që dalin nga një angazhim serioz pa u ngutur. Ky angazhim duhet të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe respekton pra dijeninë tonë".
"Ne kemi siguruar se do të angazhohemi për një strategji vizionare dhe të qëndrueshme në interes të Trepçës dhe në interes të qeverisë së Kosovës", përfundoi Tahiri.
/Shqiptarja.com