TIRANË, 4 Mars/ATSH/.- Mjekët e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po zhvillojnë sot një protestë, ku po kërkojnë zbatimin e kontratës kolektive.
Sipas KosovaPress, në kërkesat e tyre ata përfshijnë edhe rritjen e pagave prej 25 për qind, si dhe lirimin e hapësirave të QKUK-së nga institucionet shëndetësore private.
Mjekët janë mbledhur para Klinikës Emergjente dhe në duar po mbajnë pankarta ku thuhet "Stop sulmeve ndaj mantel-bardhëve", "Rrogat premtim elektoral 25%", "stop spitaleve private në hapësirën e spitaleve publike", "Implementimi i kontratës sektoriale në shëndetësi". Atyre iu janë bashkuar edhe disa aktivistë të Vetëvendosjes. /m.m/












