/ATSH/.- EULEX-i njofton sot se në fshatin Llaushë të Skënderajt janë gjetur mbetje mortore.
Sipas EULEX-it këtë informacion e kishte marrë nga një banor i këtij fshati në dhjetor të vitit 2014 derisa po gjurmonin në një varr të dyshuar në këtë zonë.
"Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skënderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke i treguar për një vendndodhje të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit", thuhet në një komunikatë të EULEX-it .
Sipas EULEX-it, ky banor ka treguar për një hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.
"Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informacionin e pranuar nga EULEX-i", thuhet në komunikatën e EULEX-it./KosovaPress/