Kosovë/ Goditet nga rrufeja, vdes 64-vjeçarja në Prevallë! 4 të tjerë të plagosur

Kosovë/ Goditet nga rrufeja, vdes 64-vjeçarja në Prevallë! 4 të tjerë të plagosur

Një grua 64-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Prevallë të dielën, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Gruaja vdiq në emergjencën e Spitalit të Prizrenit. 

"Më datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marrë informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra nga viktimat, grua 64-vjeçare nga Ferizaji ishte në gjendje më të rëndë, e njëjta ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk

Koreja e Veriut kritikon Ukrainën për inkursionin në Kursk