Është lancuar fushata 'Për të Mirën Tonë', e cila ka për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për regjistrimin e pronës së përbashkët të të dy gjinive. Udhëheqës të shtetit të Kosovës, e përfaqësues të ambasadave të huaja në vend, kanë thënë se edhe prona duhet të ndahet në mënyrë të barabartë mes burrit dhe gruas, sepse pasuria e fituar në martesë, është e të dyve dhe jo vetëm e njërit, ben te ditur KosovaPress.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se shoqëria kosovare vazhdon të përballet me realitetin e hidhur, ku gratë dhe vajzat përbejnë shtresën më pak të avancuar ekonomikisht, më pak të avancuara në vendimmarrje, e më pak prezentë në bankat shkollore.Ajo tha se kjo duhet të ndryshoje, sepse barazia mes dy gjinive është e garantuar me ligj dhe Kushtetutë.
Ambasadorja e SHBA në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, tha se disa nga pabarazitë janë shumë problematike për shtetin e Kosovës. Ajo tha se shteti amerikan është i përkushtuar që të ndihmoje në përmirësimin e regjistrimit të pronës në emër të dy gjinive dhe procesin e trashëgimisë.
/Shqiptarja.com