Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga koalicioni paszgjedhor, pas takimit sot me Presidenten Atifete Jahjaga, u shpreh për median se do t'i paraprijnë seancës në Kuvendin e Kosovës me një debat për t'u dëshmuar të gjithëve se ata e kanë zgjidhjen.
Koalicioni i paszgjedhjeve të 8 qershorit, LDK-VV-AAK-Nisma, ka bërë një shkresë me 62 nënshkrime të deputetëve, për 120 anëtarët Kuvendit të Kosovës, për të vazhduar më 9 tetor seancën e papërfunduar konstituive.
"Çdo thirrje që është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën, rregulloren e Kuvendit të Kosovës, ne do t'i përgjigjemi, ndërsa iniciativat tjera jozyrtare dhe jolegale nuk kanë asnjë validitet", theksoi kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, pas takimit që kishte me Presidenten Jahjaga.
Pas takimeve më 2 tetor, Jahjaga deklaroi në një komunikatë se liderët politikë duhet të ofrojnë propozimet dhe sugjerimet e tyre për gjetjen e zgjidhjes, konform kuadrit kushtetues, që në rast të përafrimit të tyre do të ndihmonte edhe në mbajtjen e një takimi të përbashkët ndërmjet tyre.
Edhe sot, Haradinaj ka bërë të ditur se nuk kanë përse të bisedojnë me PDK-në dhe nuk do të pranojnë asnjë takimi të përbashkët.
ATSH
/Shqiptarja.com