Dogana e Kosovës ka hapur homazhet për oficerin doganor dhe njëheri zyrtarin e parë shtetëror Kujtim Qafleshi që ndërrojë jetë si pasojë e Covid 19. Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm Ibrahim Xhaka hapi librin e homazheve.
"Humbja e Kujtimit në moshën 53 vjeçare na lë të mërzitur shumë, por njëkohësisht duhet të na motivojë që të arrijmë lartësitë e tij profesionale, të kemi përkushtimin e tij dhe njëheri të ndërtojmë një doganë profesionale për të cilën Kujtimi punoj aq shumë" theksoi Xhaka.
“Gjithashtu të gjitha takimet e Doganë filluam me një minutë heshtje në nderim të drejtuesit te pikës kalimit kufitar të Vërmicës,Kosove. Dy javë më parë, Kujtimi u testua pozitivisht me COVID 19 dhe Qafleshi nuk arriti ti mbijetoj infeksionit, “ përfundoi mesazhin e tij Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Kosovë Ibrahim Xhaka.