PRISHTINË-Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Japonisë, anëtar i Dhomës Përfaqësuese, Ryu Shionoya, sot në Prishtinë, vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu përkushtimin për të zgjeruar bashkëpunimin midis dy vendeve në çdo fushë me interes të përbashkët.
Ai u prit në takim te Presidentja e Republikë, Atifete Jahjaga, e cila falënderoi për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Japonisë duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, me theks në atë të zhvillimit ekonomik dhe të edukimit./ATSH/
/Shqiptarja.com