Kosovë, jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit

Kosovë, jep dorëheqjen shefi i Agjencisë së Zbulimit

Drejtori i Agjencisë së Zbulimit të Kosovës, Shpend Maxhuni, ka dhënë dorëheqje. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri në largim Ramush Haradinaj, por nuk janë dhënë hollësi për arsyet e kësaj dorëheqjeje.

Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skënderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pa ndalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, shkroi në rrjetin Facebook  Haradinaj.

Shpend Maxhuni, që më parë ishte drejtor i përgjithshëm i policisë së Kosovës, u emërua në krye të agjencisë së zbulimit në muajin prill të vitit 2018.

Ai të trashëgoi na këtë post, ish drejtorin Driton Gashi, i cili bashkë me ish ministrin e Brendshëm, Famur Sefajn, qenë shkarkuar pasi që më 29 mars të vitit 2018, qenë deportuar gjashtë shtetas turq, të lidhur me institucionet e klerikut turk Fethullah Gulen të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje grusht shteti në Turqi, tre vjet më parë.

Operacioni qe kritikuar ashpër nga organizatat e te drejtave të njeriut dhe njohësit e drejtësisë, që thanë se dëbimi në mënyrën si ka ndodhur paraqet shkelje të Kushtetutës së Kosovës si dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Kosova është një nga vendet e rajonit që i është nënshtruar trysnisë për arrestimin dhe dorëzimin e "gulenistëve" të kërkuar nga Ankaraja.

Presidenti turk falënderoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa sulmoi kryeministrin Ramush Haradinaj për qasjen ndaj operacionit dhe shkarkimin e zyrtarëve të lartë të sigurisë.

Turqia ka arrestuar më shumë se 50 mijë veta në operacionet kundër mbështetësve të dyshuar të Fethullah Gulenit, klerikut që akuzohet se qëndronte prapa grusht shtetit të korrikut të vitit 2016.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT