PRISHTINË, 5 Mars /ATSH/.- Kuvendi i Kosovës, i Legjislaturës së V-të, në përjashtim të Projktligjit për Buxhet nuk ka miratuar asnjë ligj tjetër, deklaroi sot Instituti Demokratik i Kosovës. KDI ka organizuar një konferencë për media, ku ka shpalosur vlerësimet rreth tre mujorit të parë të punës së Kuvendit të Kosovës.
"Janë bërë gati tre muaj që Kuvendi i Kosovës është konstituar dhe KDI ka vërejtur një dinamikë jashtëzakonisht të ulët të punës së Kuvendit", tha Jetmir Bakija. KDI, vijoi ai, vazhdimisht ka paralajmëruar se Kuvendin e Kosovës e presin shumë punë pasi ka qenë i bllokuar për gati gjashtë muaj të ngërçit politik pas zgjedhjeve 2014.
Bakija tha se qeveria ka paralajmëruar dërgimin e Programit Qeveritar 2015-2018 tek Kuvendit, pasi që e ka aprovuar në mbledhjen e para më shumë se një jave, por ende nuk e ka procedura në Kuvend.
"Në këtë rast, KDI beson që Kuvendi duhet të kërkojë nga qeveria që ta procedojë sa më shpejt këtë Program për shqyrtim në Kuvend", tha ai.
Nga ana tjetër, Driton Selmanaj përmendi edhe sfidat tjera që po ballafaqohet Kuvendi në raportet me agjencitë e pavarura dhe kontrollin parlamentar të qeverisë.
Si shprehu vlerësimet e KDI-së edhe në raport me mungesën e deputetevë të Listës Serbe në Kuvend.
"Që nga data 3 shkurt kur u shakarkua nga posti i minsitrit, shefi i Listës Serbe Aleksandar Jabllanoviç, deputetët e kësaj liste kanë bojkotuar të gjitha punimet e Kuvendi të Kosovës. KDI kërkon nga partnerët e koalcionit qeverisës që të zhvillojnë debat me përfaqësuesit e kësaj liste në mënyrë që deputetët e kësaj liste t'i kthehen Kuvendit dhe mos të paraqesin probleme eventuale në miratimin e akteve që kërkojnë edhe votën e shumicës së dyfishtë", tha Selmanaj.
Përfaqësuesit e KDI-së prezentuan rekomandimet, ku së pari kërkohet që "Kuvendi t'i bëjë presion qeverisë që të sjell sa më parë projektligjet e parashikuara për këtë muaj" dhe "të organizojë çdo javë së paku një seancë plenare për ta realizuar programin legjislativ, ta rrisë rolin mbikëqyrës si dhe të adresojë shqetësimet e qytetarëve në Kuvendin e Kosovës".
"Partnerët e koalcionit qeverisës (PDK-LDK) duhet që të zhvillojnë debat me përfaqësuesit e listës serbe në mënyrë që deputetët e kësaj liste t'i kthehen Kuvendit dhe mos të paraqesin probleme eventuale në miratimin e akteve shumë të rëndësishme që kërkojnë edhe votën e shumicës së dyfishtë", përfundohet mes tjerash në rekomandime./b.j/k.s/











