PRISHTINË, 11 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Francesco Paolo Figliuolo, takoi sot shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif në selinë e UNMIK-ut në Prishtinë.
KFOR, në njoftimin e dërguar, bën të ditur se Gjenerali Figliuolo dhe Zarif biseduan për situatën e përgjithshme të komuniteteve në Kosovë, me theks të veçantë për veriun e Kosovës.
Kjo vizitë është pjesë e takimeve të rregullta të Komandantit të KFOR-it me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë ata politikë, ushtarakë dhe autoritetet civile të Kosovës dhe në Ballkan në përgjithësi. Këto takime synojnë të harmonizojnë qasjen gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, përmes dialogut dhe bashkëpunimit.
KFOR-i vepron në sinergji me institucionet e Kosovës në nivel qendror dhe lokal dhe do të mbështesë përpjekjet e UNMIK-ut dhe organizatave të tjera ndërkombëtare për një të ardhme prosperuese të Kosovës.
KFOR-i, i themeluar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, do të vazhdojë të përmirësojë situatën e sigurisë dhe qetësisë, si dhe të ruaj lirinë e lëvizjes në tërë Kosovën./m.m/
/Shqiptarja.com