Kosovë, koalicioni i luftës fiton
zgjedhjet, por jo qeverinë

Kosovë, koalicioni i luftës fiton<br />zgjedhjet, por jo qeverinë
Koalicioni PDK-AAK-NISMA vijojnë të kryesojnë sipas rezultateve paraprake nga numërimi i mbi 90% të votave. 

I ashtuquajturi koalicioni i luftës, edhe pse pësuar rënie të lehtë në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ka arritur të marrë 34,60% të votave. 

Rezultat surprizë ka qenë ai i lëvizjes Vetëvendosje të cilët edhe pse pa qenë në koalicione, arritën të renditen të dytët me 26.6%. Ndërsa humbje të thellë ka shënuar LDK-ja dhe koalicioni i saj me AKR e Alternativa të cilët janë renditur të tretët me 25.8%. 

Deri në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare mbeten dhe 230 kuti votimi për t'u numëruar, ndërkohë që 48 729 vota llogariten të pavlefshme. 

Rezultatet: 

1. Koalicioni PDK-AAK-NISMA - 34,66%.

2. Lëvizja Vetëvendosje - 26,57%.

3. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa - 25,83%. 

shifrat ne kosove
 
Zhvillimet nga zgjedhjet në Kosovë

Ora 10:00 Serbia në alarm për zgjedhjet në Kosovë: Fitoi “Terroristi i luftës”
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë raportuar edhe nga mediat serbe.
 
Me të dalë Exit Poll-i i parë për zgjedhjet në Kosovë, mediat në Serbi kanë shkruar se në Kosovë po fiton “Krahu i luftës”.
 
Duke mos e pasur dëshirën e një fitoreje të tillë, Blici serb thotë se “Terroristi i luftës” fiton zgjedhjet në Kosovë, duke nënkuptuar Ramush Haradinajn.

Ora 09: 00 Vetëvendosje fiton në komunën e Prishtinës
Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në komunën e Prishtinës. 
 
Nga rezultatet e Komisionit Qendror Zgjedhor del që Prishtina votoi më së shumti për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e djeshme. Nga Vetëvendosja kandidon Albin Kurti për Kryeministër të Kosovës. 

Ndërkohë, sipas rezultateve paraprake kur janë numëruar 91% të votave në komunën e Prishtinës, Vetëvendosje udhëheq me 42.42 përqind, ndërkohë që lë pas koalicionin LDK-AKR-Alternativa, me 34.40 përqind. Të tretët renditen i ashtuquajturi koalicioni i luftës.

Në rang kombëtar kryesojnë pikërisht këta të fundit, PDK-AAK-NISMA që kandidon për Kryeministër Ramush Haradinajn, me 94.9% të votave, të ndjekur nga Vetëvendosja me 26.11%, ndërsa LDK-AKR-Alternativa renditen të tretët me 26.6% të votave. 

Vlen të theksohet se Vetëvendosje ka arritur të renditet e dyta në këto zgjedhje e vetme, pa qenë pjesë e koalicioneve parazgjedhore.

Në krahasim me zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje ka arritur të dyfishojë rezultatin. Koalicioni PDK-AAK-NISMA arriti të fitojë në zgjedhjet e së dielës, por njëkohësisht ka shënuar humbje të madhe, në raport me votat që kishin fituar veç e veç në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014. 

Ky koalicion megjithëse ka dalë i pari, ka marrë rreth 12 për qind më pak sesa në zgjedhjet e vitit 2014, kur kishin garuar të vetme. 

Gjithashtu, rënie drastike në rezultate ka shënuar edhe LDK e Isa Mustafës, koalicioni i të cilëve është renditur i treti në këto zgjedhje. 

Ora 02:10 Që prej orës 2 pas mesnate faqja e KQZ së Kosovës nuk ka funksionuar

Ora 01:50 Koalicioni PDK-AAK-Nisma, nis festimet në Prishtinë

Fishekzjarrët kanë shpërthyer në festën e koalicionit PDK-AAK-Nisma në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, ku mijëra simpatizantëve iu drejtuan Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

Festa e PDK-AAK-Nisma në Prishtinë ka ndez kryeqytetin me fishekzjarrë derisa po festojnë fitoren në zgjedhjet parlamentare.

Kur kanë ngelur dhe më pak se 10 përqind e votave pa numëruar Koalicioni PDK-AAK-Nisma, kryeson me rreth 34,60% dhe është gati 8% larg Vetvendosjes që është në vendin e dytë. 

Ora 01:40 Rreth 90 përqind e votave të numëruara, Vetvendosja kalon në vend të dytë

Janë dhe më pak se 10 % e kutive të pahapura dhe VV ka kaluar LDK dhe ka shkuar në vendin e dytë me 26.75%. 

Ndërkohë kryesimin e ka Koalicioni PDK-AAK-Nisma, me 34,60% dhe LDK ka 25, 81%. 

Ora 01:25 Mbi 80% e votave të numëruara, LDK-VV, shumë pranë njëra tjetrës, LDk 0.15% larg

Kur kanë mbetur vetëm 20% e votave për tu numëruar, Koalicioni PDK-AAK-Nisma, vazhdon kryesimin me 35.34%. Ndërkohë LDK dhe Vetvendosja janë duke luftuar se kush do të dalë force e dytë nga këto zgjdhje. Me një diferencë pre 0.15 % LDK mban vendin e dytë dhe VV vendin e tretë. 

LDK, 25,38 % dhe VV 25.22 % dhe partia serbe LISTA ka 6.02 % të votave të numëruara.

Ora 01:00 Veseli shpall Kryeministër Ramushin

PDK-AAK-NISMA kanë nisur festen e fitores në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës. Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ia ka dhënë fjalën Ramush Haradinajt duke e quajtur kryeministër.

“I pari të fole kryeministri”, u ka thënë Veseli simpatizantëve të mbledhur në shesh, në mesnatë.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se zgjedhjet e sotme parlamentare kanë qënë më të mirat që janë mbajtur në Kosovë.

“Sot Kosova ka fitu. Janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtë. Kosova sot ia ka dhanë fitoren tonë koalicionit tonë PDK-AAK-NISMA”, është kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA. 

Ora 00:50 Numërohen mbi 70% e kutive 

Janë numëruar mbi 70% e kutive dhe Koalicioni PDK-AAK-Nisma, vazhdon kryesimin me 35.89% të votave të numëruara. Vetvendosja mban vendin e dytë dhe LKD vendin e e tretë, këto dy të fundit kan rezultat të ngusht prej 2 % diferencë.

Ora 00:40 VV nis festimet, Albin Kurti: Jemi rritur 120 %, jemi partia më e madhe në vend

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka theksuar se VV është partia më e madhe në Kosovë.

Ai nga sheshi i Prishtinës ka thënë se VV është rritur dyfish më shumë në këto zgjedhje.

“Krahasuar me qershorin e vitit 2014, Vetëvendosje është rritur për 120 për qind. Ndryshimi dhe fitorja në Kosovë e kanë një emër, një datë dhe një numër. Emri është Vetëvendosje, data 11 qershor. Në këto zgjedhje u vërtetua se qytetarët i dhanë të drejt protestave. I dhanë të drejte rezistencës në Kuvendin e Kosovës. U vërtetua se qytetarët i dhanë të drejtë shtetit të së drejtës”, ka theksuar Kurti. 

Ora 00:30 Numërohen 60 % e kutive, Koalicioni PDK-AAK-Nisma, pëson rënie

Janë numëruar mbi 60% e kutive të votimit dhe duket se Koalicioni PDK-AAK-Nisma, ka pësuar rënie por vazhdon kryesimin me 36%, LDK në vend të dytë me 24,8% dhe VV në vend të tretë me 23.48%.

Ora 00:15 Numërohen mbi 50% e kutive, Koalicioni PDK-AAk-Nisma, vazhdon kryesimin

Janë numëruar mbi 50% e kutive të votimit, Koalicioni PDK-AAK-Nisma mban kryesimin me 36.33 % dhe pas tij vjen LDK me 24.8%. VV e Albin Kurtit deri më tani ka 22.95 %, të votave të numëruara.

Ora 00:05  Kryesojnë PDK-AAK-Nisma, LDK e dyta

Janë numëruar 42% e votave dhe koalicioni PDK-AAK-Nisma kryesojnë me rreth 37% të votave të numëruara, në vend të dytë LDK me rreth 24.33%, dhe në vend të tret Vetvendosja me 22.4 %.

VV, ka pësuar rënie duke kaluar në vendin e tretë me afro 2 % mbas LDK-së.

Janë numëruar 1046 kuti votimi nga 2490 që janë gjithsej.

Ora 22:30 Kryesojnë PDK-AAK-Nisma, Vetëvendosje e dyta
PDK-AAK-Nisma vazhdon të qëndrojë e para në përqindje, sipas rezultateve preliminare të DnV-së, nga numërimi i 30% për qind të vendvotimeve. 

VV-ja ka shënuar sërish rritje, duke iu larguar gati 1 për qind diferencë LDK-AKR-së.

Sipas rezultateve të reja të DnV-së, PDK-AAK-Nisma kanë fituar 24,2 për qind të votave. VV-ja vazhdon të qëndrojë e dyta me radhitje me 26,3 për qind, ndërsa LDK-AKR-ja të tretët me 25,8 për qind.

Rritje ka shënuar edhe Lista “Srpska”, e cila ka arritur 4,2 për qind të votave.

DnV raporton se partitë tjera, gjithsej, kanë grumbulluar 9,5 për qind të votave në zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare.

Ora 19:30 “Exit poll”: Krahu i luftës fiton zgjedhjet në Kosovë
Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesi i votimit përfundoi rreth orës 19:00, ndërsa pjesëmarrja ishte e ulët.

E kundërta ndodhi me serbët, të cilët dolën të shumtë edhe pas thirrjes së Beogradit. Dita ishte e qetë, ndërsa forca të shumta policie kishte në Leposaviç. Në orët në vijim pritet të shpallet koalicioni fitues.

Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit kanë dalë edhe “exit poll”, të cilat shpallin fitues koalicionin e luftës PDK, AAK, NISMA.

Madje, mbështetës të këtyre partive kanë nisur që tani festimet për fitore.

Ora 19:00 Mbyllet procesi i votimit, raportohet pjesëmarrje e ulët
Procesi i votimit në Kosovë është mbyllur rreth orës 19:00. 

Mediat raportojnë për pjesëmarrje të ulët. Në këto zgjedhje garuan 5 koalicione dhe 19 parti. 

Ora 10:29 Thaçi: Fton qytetarët që të votojnë
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Presidenti Thaçi, ka theksuar se këto janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme për konsolidimin dhe forcimin e institucioneve të ardhshme të Kosovës.

Ora 10:10 Voton Albin Kurti: Urime Festa e Demokracisë
Edhe kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetevendosja Albin Kurti  ka votuar në Prishtinë  i cili po ashtu ftoi qyterarëe të votojnë duke I konsideruar këto zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Sapo e përfundova të drejtën demokraike dhe të drejtën qytetare për të votuar. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për republikën tonë. Nga këto zgjedhje do të dalë legjislatura e gjashtë. Moti është i mirë, nuk ka shi dhe as vapë kështu që ftoj qytetarët të dalin për të votuar, Urime festa e demokracisë”, ka deklaruar Kurti.
 
Ora 09:55 Voton Avdullah Hoti: Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme
Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti bashkë me bashkëshorten ka votuar rreth orës 09:30.
 
Pas votimit Hoti ka thënë se zgjedhjet e sotme janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
 
Sapo kryem obligimin tonë qytetar për të votuat. Këto zgjedhje janë jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën.

Ftoj të gjithë qytetarët që të votojnë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të mirën e tyre dhe të familjes së tyre.

Ftoj të gjitha organet KQZ-në, vëzhguesit, etj, që të bëjnë punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme
”, ka thënë ndër të tjerash Avdullah Hoti.  

Avdullah Hoti, Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti janë kandidatët për kryeministër.

Ora 09:50 BE: Duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj prandaj kujdes
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka nisur vizitat në disa qendra të votimit.
 
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Ju duhet të zgjidhni përfaqësuesit tuaj prandaj kujdes së kë zgjidhni”, tha Apostolova.

Ora 09:45 SHBA: Kosova mund t’i tregojë botës si duhet të mbyllen zgjedhjet
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie ka vizituar një qendër votimi në shkollën fillore ‘Ismal Qemali’ në Prishtinë.
 
Ambasadori amerikan u shpreh se Kosova mund t’i tregojë Ballkanit dhe botës se si do të duhej të mbyllej një proces zgjedhor.
 
Kosova le të jetë shembull për zgjedhje të mira, pa incidente dhe të monitoruara mirë”, ka thënë Delawie.

Ora 09:20 Voton kandidati për kryeministër, Haradinaj: Sot vendoset për 4 vite
E ndërsa në Kosovë vijon normalisht procesi zgjedhor, i pari që ka votuar nga kandidatët për kryeministër ka qenë Ramush Haradinaj.
 
Haradinaj ka votuar në orën 09:00 në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë.
 
Sapo votova. I bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të votojnë. Vota ka rëndësi, dhe se ky vendim i sotëm e ka peshën katër vite. Pra i ftoj ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit”, ka thënë Haradinaj.
  
Haradinaj është i nominuri i koalicionit PDK-AAK-NISMA për kryeministër. 

Er.K/dy.b/e.m/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë

Ilir Beqaj në qeli për abuzim me fondet e BE, SPAK i kontrollon banesën në Vlorë