Në vazhdim të mbledhjes, Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi, paraqiti një informacion para anëtarëve të KQZ-së lidhur me zbatimin e aktiviteteve të parapara me Planin Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Graçanicës.
Halimi bëri të ditur se procesi i përgatitjeve të këtyre zgjedhjeve është në fazën e fundit të tij.
Zgjedhjet në Graçanicë zhvillohen pas dorëheqjes së Branimir Stojanoviç nga posti i kryetarit të Komunës së Graçanicës pas emërimit të tij zv/kryeministër në qeverinë e re të Kosovës të pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014