TIRANË, 5 shkurt/ ATSH-Z.Tosku/-Restoranti "Ok' në periferi të Prizrenit, të fton të hysh brënda. Kamarieri i restorantit  na tregon  sallën e aktiviteteteve ku fëmijë serbë e shqiptarë mesojnë të rrinë bashkë e të duan njëri tjetrin.
Hapim derën dhe ajo që shohim janë syte e bukur të fëmijëve , të ndarë në katër tavolina. Të qeshur  dhe duke belbezuar me njeri- tjetrin, shkruajnë në disa fletëza të vogla me simbolin e pëllumbit, se çfarë kuptimi ka për ta paqja.
Fill njëri pas tjetrit femijët e moshës  11 deri 15 vjeç ngrihen nga karriget e tyre dhe vendosin mendimin e tyre për paqen në pemën e quajtur nga  ata  "Pema e paqes". Një pemë e vizatuar por jo vetëm fizikisht por së pari në mëndjet e tyre duke krijuar idene se aty ku ka luftë nuk ka të ardhme.
Femijet kosovare dhe serb ne klubet paqes Foto Zina Tosku
"Paqja, paqja është vetë rruga", dëgjoj teksa jemi duke regjistruar aktivitetin. Ndalemi tek një vajzë e cila plot emocion flet kaq bukur për paqen.
E veshur me një këmishë të zezë e me kuadrate të vogla e të bardha, me një palë xhinsa të ngushta, me floket me onde të medha e të gjata, bardhësia e fytyrës së saj të tejçon paqen aq shumë të dëshiruar në Kosovë. Paqe jo sepse atje ka luftë ende, por paqja sepse kosovaret dhe serbet kanë nevojë të pranojnë njeri-tjetrin, sikurse këta fëmijë, të organizuar në klube paqe nuk paragjykojnë njëri tjetrin. Hedhin tej dhimbjen e së kaluarës, problematikat mes tyre, hedhin terrin, skamjen, për të fituar një të ardhme të munguar. Thonë se "gjerat e munguara janë aty,  mjafton dëshira për ti pasur", thotë shoqëruesja jonë, një nga përfaqësueset e organizates World Vision.
Për fytyrën e ëmbel dhe bardhoshe të asaj vajze që duke iu dridhur duart,  flet aq bukur për paqen, do të duheshin kamerat dhe aparatet e tërë botës,  do te duheshin për të parë sytë gati të lotuar të saj teksa flet, për të thënë që ti "Kosovë" je gati për të pranuar "sikurse Serbia ty".
Në fakt, ajo mbështjelle e hollë e tavolinave të vendosura diku në fund të sallës, dhe duart e kosovarëve dhe serbëve që qëndronin duke pikturuar, shkruar e buzëqëshur bashkë është arsye ! Po, quhen klube paqeje dhe janë rreth 15 klube paqeje dhe rreth 300 fëmijë që mësojnë sesi të pranojnë e krijojnë marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.
 
Klubet e paqes ne Kosovë,  atje ku femijet janë së bashku për të ardhmen 
Klubet e paqes në Kosovë ka qënë një nismë e disa të rinjve në vitin 2002, sapo Kosova kishte dal nga lufta. Pavaresisht se, situata dhe marrëdhëniet ishin të tensionuara megjithatë të rinjtë në Kosovë me shpresën për të ecur përpara erdhën me iniciativën për të krijuar klubet e paqes.
Klubet e paqes janë të ngritura pothuajse në të gjitha shkollat, në të gjitha fshatrat e Kosovës e janë të përbëra prej shqiptarëve, serbëve, kroatëve dhe komuniteteve të tjera që janë prezente.
Prej një sërë vitesh vazhdon puna me klubet e paqes ku shumë breza janë edukuar me paqen. Kryesisht, kjo është e bazuar me takimet që zhvillohen duke i mësuar fëmijëve se cfarë do të thotë paqe dhe si ndërtohet ajo, si zgjidhen konfliktet në mënyrë të shëndetëshme, sesi ata mund të bëhen agjentë të ndërtimit të paqes në komunitetin  e tyre.
Takimet janë te rregullta dhe fëmijët shprehin dëshirën për të qënë bashkë, për të ndërtuar fushata ndërgjegjësimi për paqen. Nëpërmjet këtij projekti, klubet e paqes shërbejnë si një katalizator për të sjellë së bashku komunitete, për ti bërë ata që mund të komunikojnë njeri tjetrin, duke shkuar tek shtëpitë e njëri tjetrit, duke krijuar ura komunikimi ndëretnik.
Klubet e Paqes
Slobodanka Radovanovic dhe Fatdona Feka pjese e klubeve te paqes, foto zina tosku
Është vetëm 13 vjeçe dhe quhet Slobodanka Radovanovic. Me flokë të drejta e të zeza e me një shikim të qartë e bindës, vajza serbe flet për mënyrën sesi ajo u bë pjesë e klubeve të paqes. Me një trup paksa të vogël, e veshur me xhinse dhe xhizme të shkurta të zeza, me një bluzë lejla dhe me lejek në formë xhupë në ngjyrë bezhë, Slobodanka vjen drejt nesh me një buzëqëshje sikurse na njeh prej kohësh. Ajo tregon për herën e parë që dëgjoi qëtë jetë pjesë e këtyre klubeve. Duke shprehur vështirësitë e saj në fillim, tanimë për të është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës së saj të edukohet për paqen dhe të dojë kosovarët.
Ndërsa për Fatdona Feka, 14 vjeçaren kosovare, ishte më e lehtë të bëhej pjesë e klubeve të paqes. Halla e saj Fatmira Feka kish qënë më parë pjesë këtyre klubeve dhe ajo e kishte më të lehtë të takohej me serbët dhe të krijonte miqësi me ta. Me fytyrën bardhoshe e me sytë e mëdhënjt e në ngjyrë kafë, buzqeshja e saj e lehtë tregonte qartësisht çiltërinë dhe dëshirën e madhë për të qënë të gjithë bashkë me serbët dhe komunitetet e tjera. "Mes urrejtjes nuk ka kurrgja, hala ka me ken në gjëndje tkeqe nese nuk arrihet paqja", flet duke iu dridhur zëri, me sytë  me lot  teksa vajza serbe prane saj  e perkedhel lehte .
Sapo fillon e largohesh nga klube të tilla paqeje, largohesh nga ata femijë të vegjel por që mbjellin paqen mes tyre, të vjen ndërmënd ajo ti "Kosovë ke një brez tjetër që rrit në gjirin tënd, një brez të harmonisë dhe të dashurisë". Kjo të mjafton Kosovë !
 
Intervista me drejtuesen e ekipit për "World Vision" në Kosovë, Persiana Kamberaj në lidhje me ecurinë e klubeve të paqes në Kosovë
Si bëhen bashkë fëmijët serbë dhe kosovarë në këto klube?
Klubet tona janë të ngritura në zonat rurale dhe niveli i aktiviteteve përveç shkollës për fëmijët është shumë i kufizuar për të mos thënë që përveç organizatës World Vision nuk zhvillohen aktivitete të tjera.  Një nga mënyrat sesi i sjellim bashkë është duke vizituar vendet e njeri tjetrit, duke vizituar kishën ,xhaminë, apo intitucione të tjera, duke vizituar vende në Kosovë që jane  monumente historik për Kosovën e sidomos duke iu dhënë mundësi për të shpalosor kulturën e tyre, traditat,  zakonet. Kjo krijon interes per të ditur  me shume për njeri tjetrin. Ne kemi raste kur fëmijet janë miq me njeri tjerin dhe kanë kuptuar që,  ata nuk janë ata që dëgjojnë të flitet por jane  ata që ndërtojnë njëri- tjetrin.
Kjo do të thotë që klubet e paqes janë të përkthyera në aktivitete të përbashkëta?
Të gjitha aktivitetet që ne zhvillojmë janë të përbashkëta. Ne kemi prezencën e fëmijëve shqiptarë serbe dhe të komuniteteve të tjera.
.Drejtuesit e këtyre klubeve cilët janë dhe si zgjidhen?
Në fakt ne kemi shumë të rëndësishme pjesmarrjen e fëmijëve në drejtimin e klubeve, Drejtuesit e klubeve janë përfaqesuesit e vetë fëmijëve dhe zgjidhen nga vetë klubi. Pra, ata vendosin kriteret, bëjnë zgjedhjet dhene kete menyre perzgjidhen perfaqesuesit.
.Sa është numri i fëmijëve i përfshirë në këto klube?
Kemi rreth 15 klube të paqes, të cilët janë më fëmijë nga mosha 11 deri në 15 vjec. Janë 300 fëmijë të përfshirë por kemi edhe 5 klube të tjera të reja per paqen  që kanë rreth 250 të rinj të përshirë në aktivitetet javore.
.Gjatë funksionimit të klubeve, a ka pasur problematika në lidhje me pranimin e nje fëmije të një nacionaliteti tjetër?
Të jesh pjesë e një konflikti nuk është e lehtë megjithatë ajo që jëmi përpjekur është të mos i sforcojmë për të pranuar fillimisht njëri tjetrin . Fillimisht duke i folur dhe trajnuar sesi mund të ndërtojmë paqen më pas duke i  takuar me njëri tjetrin, pra jo në mënyrë të menjëhershme. Patjetër që në kemi patur konflikte të vogla midis të rinjve tanë, të cilët nuk janë marrë  vesh me njëri tjetrin dhe kjo ka qënë  një mundësi e artë për ne si staf që të ulemi bashkë, të dialogojmë, të reflekojmë cfarë nuk ka shkuar mirë. Për ne është e rëndësisme tu mësojmë fëmijëve që nuk duhet të hyjmë në paragjykim në një marrëdhënie. Duhet të mësojmë kush jemi dhe çfarë  bëjmë , cfare dhuntish keni dhevetem përmes miqesise me njeri-tjetrin ndërtohet paqja.
. A keni hasur probleme me familjarët? A kanë paraqitur ata vështirësi në lëjimin e fëmijëve ne keto klube paqeje?
Në fillim ka qënë e vështirë por ne  i kemi takuar personalisht e rregullisht , duke i treguar punën që fëmijët bëjnë.