/ATSH/.- Me 58 pro, 32 kundër dhe asnjë abstenim deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të formojnë 14 komisionet parlamentare.
Deputetët kanë kundërshtuar mënyrën e ndarjes së komisioneve për shkak se komisionet kryesore janë zgjedhur nga pozita.
Deputetja Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes tha se "kapja dhe kontrolli i kësaj qeverie po vazhdon edhe në Kuvend".
Sipas saj, koalicioni qeverisës kontrollon 10 komisione, ndërkohë rregullorja e Kuvendit thotë se "kryesia do të ketë parasysh ndarjen e komisioneve në proporcion me fuqinë politike të grupeve, ndërkohë propozimi që është sjellë tregon që kjo ndarje nuk është kështu".
VV do të angazhohet që gjatë këtij mandati të ndryshohet kjo praktikë në mënyrë që Kuvendi mos të bie pre e kontrollit qeveritar.
Kurse, Armend Zemaj i LDK-së, tha se jemi vendi i vetëm që kemi kaq shumë komisione. Edhe Alma Lama nga LDK tha se 80 % e anëtarëve të komisioneve nuk dinë anglisht dhe kjo ndoshta është bërë që ministri i jashtëm, Hashim Thaçi të kryejë punë pa ditur anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme.
/Shqiptarja.com