Kosova shënon sot 10- vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës. Përmes një postimi në në Facebook, Kryetari Nismës Socialdemokrate,dhe njëherazi zëvendëskryeministër i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar qytetarët e Kosovës për shënimin e 10 vjetorit të Kushtetutës së Kosovës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, sipas Limajt përmban në vetvete përpjekjet shekullore për shtet dhe barazi ligjore.Limaj përmes këtij postimi në ‘Facebook’, ka thënë se angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës.
Një dekadë më parë Kosova miratoi aktin më të lartë juridik të vendit, Kushtetutën! Kushtetuta e Republikës së Kosovës ngërthen në vete përpjekjet tona shekullore për shtet e barazi ligjore. Në këto 10 vite, Kushtetuta disa herë është sfiduar edhe nga vetë udhëheqësit e institucioneve. Angazhimi i institucioneve të Kosovës duhet të jetë gjithmonë në funksion të realizimit të synimeve të deklaruara në Kushtetutën e Kosovës. Urime Dita e Kushtetutës!
Fatmir Limaj