Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Demolli do të ketë takime me ministrin e Mbrojtjes së Kroacisë, Ante Kotromanovic, si dhe me personalitet civile dhe ushtarake të shteteve pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar të Armëve në Split.
Njoftimi nga MInistria e FSK-së bën të ditur edhe se, ekspozita e industrisë ushtarake po mbahet nën patronatin e Qeverisë së Kroacisë. Po marrin pjesë më shumë se 119 kompani vendore, rajoni dhe bota, organizuar nga "TNT Production Inc" nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë mbajtjes së panairit të armëve në Split, u mbajt edhe një demonstrim ushtarak i Forcave të Armatosura të Kroacisë, me pjesëmarrjen e forcave detare, ajrore, etj./atsh/