/ATSH-B.Jashari/.- Shpenzimet e parashikuara në Buxhetin e Shtetit të vitit 2015 do të jenë më të ulëta, ka paralajmëruar qeveria e Kosovës. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015, i miratuar nga qeveria, do jetë në axhendën e Kuvendit javën e ardhshme.
Me këtë pikë në axhendë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet të martën për përgatitjet për seancë plenare. Pas shqyrtimit dhe miratimit në Kuvendin e Kosovës, do t'i hapet rruga rishikimit të Buxhetit për këtë vit. Rishikimi i Buxhetit është bërë në afatin kohor të parashikuar me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe në harmoni të plotë edhe me marrëveshjet e arritura me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar qeveria.
Rishikimi i Buxhetit ruan kufijtë e shpenzimeve kapitale dhe mjeteve të nevojshme për funksionimin normal të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, është bërë rivlerësimi i të ardhurave buxhetore, të cilat kanë qenë të mbivlerësuara. Te shpenzimet buxhetore do të vazhdohet me financimin e të gjitha projekteve të investimeve kapitale, por do të vazhdojë edhe kursimi, kudo që të jetë e mundur, ka deklaruar qeveria e Kosovës.
Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa, këtë javë, shqyrtoi në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015.
Buxheti i Kosovës 2015 me të ardhura të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, është miratuar në 29 dhjetor nga Kuvendi.
/Shqiptarja.com