Teksa edhe dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e përkohshme parlamentare në Kosovë kandidati për deputet i PDK, Xhavit Haliti tha në ‘Sot Live në Shqipëri se fushata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur ndonjë përplasje mes partive.

“Ligji ka krijuar vështirësitë e veta, ne jemi deputetë dhe kërkojmë votat për kqa kohë sa kemi. Ajo që evidente është se fushata është e qetë, nuk ka përplasje, fyerje dhe sharje që prishin atmosferën e zgjedhjeve. Kemi edhe dy ditë, po përpiqemi që të marrim votat maksimale”, tha Xhavit Haliti.

Ndër të tjera Haliti komentoi edhe shpërndarjen e bonusit të fundvitit nga qeveria aktuale.

“Është abuzim elektoral i kryeministrit aktual të Kosovës Albin Kurtit nuk është normale të shpërndajë bonus gjatë fushatës zgjedhore, nuk ka asnjë logjikë, është një abuzim që duhet të dënohet edhe politikisht dhe penalisht”, theksoi ai.

Më tej ai nënvizoi se sistemi zgjedhor është më i keqi i mundshëm në Europë dhe shpreson se kjo situatë të ndryshojë. Ndër të tjera Haliti thotë se opozita nuk është e bashkuar, por e ndarë - në konkurencë që të fitojnë.

“Sistemi zgjedhor është më i keqi i mundshëm në Europë, shpresoj të ndryshojë, pasi opozita nuk është e bashkuar, por e ndarë. Të gjitha partitë në opozitë po konkurojnë që të fitojnë. Shpresoj që VV mos të jetë në qeveri për shumë arsye. Shërbimi i tyre ndaj qytetarëve ka qenë i padukshëm. Nëse do e vlerësonim këtë qeveri do të ishte vetëm për fyerjet që i ka bërë opozitës. Unë besoj se qeveria do të bëhet.

Ajo që doja të thoja se gabimet e opozitës janë politike dhe  një 'përplasje' me Kurtin se kush është më nacionalist se tjetri. Gjithçka është e mundshme dhe besoj sipas sondazheve partitë opozitare do të jenë në krye të qeverisë për katër vjet", përfundoi ai.