Kosovë- Nënshkruhet marrëveshja për Ri-Programimin e Kredive të KEK-ut



PRISHTINË, 8 Prill/ATSH/.- Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, nënshkruan sot Marrëveshjen për Ri-Programimin e Kredive të Korporatës Energjetike të Kosovës.
Bëhet fjalë për gjashtë marrëveshjet financiare për kredi të nënshkruara gjatë viteve 2008-2010 nga Ministria e Financave dhe KEK-u, në vlerën prej 229,152,550 euro, të cilat kishin për qëllim investimet në hapjen dhe operimin e minierës Jug Perëndimore të Sibovcit, si dhe në Rehabilitimin e Termocentraleve Kosova A dhe B.
KEK-u në emër të këtyre marrëveshjeve ka tërhequr nga Buxheti i Republikës së Kosovës deri në fund të vitit 2012,192.5 milion euro investime.
Në një komunikatë për media thuhet se ministri Avdullah Hoti pas nënshkrimit të Marrëveshjes theksoi se "qeveria e Kosovës më datë 24.03.2015 ka marrë vendim për ri-programimin e Marrëveshjeve Financiare më KEK-un duke marrë parasysh pamundësinë financiare të kthimit të kredive nga ana e KEK-ut si dhe kërkesat e vazhdueshme të KEK-ut në Ministrinë e Financave për shtyrje të afatit për fillimin e kthimit të kësteve edhe ri-programimin e marrëveshjeve financiare me kushte financiare kreditore të cilat do reflektonin kushtet aktuale të tregut".
Ndërsa, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj duke falënderuar qeverinë e Kosovës për vendimin qe ka marrë për ri-programimin e Marrëveshjeve Financiare me KEK-un shtoi se kjo e ka bërë më të lehtë kthimin e kredive.
"Ne kemi kërkuar disa herë nga Ministria e Financave shtyrjen e afateve për fillimin e kthimit të kësteve, sepse nuk kemi pasur mundësi financiare, si dhe kemi kërkuar që këto marrëveshje të riprogramohen në mënyrë që ta kemi më të lehtë kthimin e kredive ndaj qeverisë së Kosovës. Kjo u bë realitet sot dhe është një ndihmë shumë e madhe që kjo qeveri po i ofron kësaj korporate", thuhet në fund të komunikatës./KosovaPress/k.s/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës