Kosovë, nisin hetimet për procesin e votimit me postë

Kosovë, nisin hetimet për procesin e votimit me postë

Kuti votimi në Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë autorizoi Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për procesin e votimit me postë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës të parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Koha.net, në pyetjet që lidhen me hetimet për votimin me postë.

Wshtë kërkuar që të sigurohen të dhënat e detajuara votuesve të regjistruar jashtë vendit.

Po ashtu janë kërkuar kopjet elektronike të të gjitha fletëvotimeve përmes postës të numëruara në QNR dhe të zarfeve.

Për votat me postë ka pasur ankesë Lëvizja Vetëvendosje. Kjo parti ka kërkuar që të anulohen votat e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kanë ardhur me postë. Sipas LVV-së, në këto vota ka pasur vjedhje industriale. LVV-ja ka kërkuar anulimin e gati 19 mijë votave për LDK-në.

LDK-ja ka konsideruar se me këto veprime, partia në pushtet po u bën presion autoriteteve.

Në votat me postë ka pasur ankesë edhe Koalicioni i Partisë Demokratike të Ashkalinjve dhe Lëvizjes për Bashkëveprim, që ka kërkuar të anulohen votat e Partisë së Ashkalinjve për Integrim.

Sivjet në diasporë u votua nëpër përfaqësi, por edhe me votë me postë. Në përfaqësi diplomatike, LVV-ja mori mbi 80 për qind e LDK-ja ishte e treta me 7.3 për qind të votave. Ndërkaq në votën përmes postës, LVV-ja mori 51.89 për qind e LDK-ja 30.21.

Akuza e VV-së ka qenë kryesisht për shpërputhje të votave të disa kandidatëve të LDK-së nga votimet tjera në votimin me postë.

Votimin me postë e shfrytëzuan rreth 60 mijë qytetarë.

Të mërkurën, (sot), është dita e fundit kur Gjykata Supreme, si instanca më e lartë gjyqësore në procesin e zgjedhjeve, të dalë me vendime për ankesat e subjekteve politike./Koha.net/ 
 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

‘Ça do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla....bufat e kënetave nacionalistë futën dynjanë në sherr

‘Ça do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla....bufat e kënetave nacionalistë futën dynjanë në sherr