/ATSH/. - Partia Demokratike e Kosovës do te drejtoje katër komisione parlamentare, komisionin për punë të jashtme, atë të shëndetësisë, komisionin për mirëqenie sociale dhe komisionin për administratë, ben te ditur KosovaPress.

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do te drejtoje katër komisione, Lëvizja Vetëvendosje dy, komisionin për legjislacion dhe mbikëqyrjen e financave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do te drejtoje komisionin për Punë të Brendshme, siguri dhe mbikëqyrjen e FSK-së dhe NISMA do te drejtoje  komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së. Ndersa komunitetet do te drejtojne  dy komisione. Kështu është vendosur në mbledhjen e kryesisë së Kuvendi të Kosovës.