Tre partitë opozitare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë bërë thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të reja në vend.

Partitë opozitare e argumentojnë kërkesën për zgjedhje për mosrespektim nga ana e institucioneve në vend të rezolutës së parlamentit për rrëzimin e murit të ngritur në mbi urën kryesore në lumin Ibër.

Muri mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, i cili është ngritur nga autoritetet lokale serbe, kishte nxitur reagime të shumta të partive politike dhe autoriteteve të Kosovës.

Ndërkohë, autoritetet lokale serbe në Mitrovicë thonë se muri është pjesë e marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, presidenti Hashim Thaçi, është shprehur se çështja e afateve për rrëzimin e murit duhet respektuar nga institucionet e vendit. Ai gjithashtu ka shtuar se rrëzimi i murit mbi urën e lumit Ibër, nuk do të jetë pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi, pasi është nj çështje e brendshme.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com