Partitë politike të Kosovës pas 4 muajsh nga koha kur u mbajtën zgjedhjet e pesta parlamentare, në 8 qershor, nuk po arrijnë të dalin nga ngërçi politik i krijuar.
Në seancën e nesërme, të 2 tetorit, pritet që partitë politike të gjejnë formulën e koalicionit qeverisës. Gjatë ditës së djeshme, Presidentja Jahjaga zhvilloi një sërë takimesh të veçanta me liderët e partive parlamentare të PDK-së, AAK-së, LDK-së, Nisma, Vetëvendosja si dhe me Listën Serbe, me të cilët diskutoi lidhur me çështjen e krijimit të institucioneve të vendit.
"Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese", tha Jahjaga pas takimit.
Presidentja Jahjaga në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare të komuniteteve ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi pas takimit të zhvilluar mes LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosja se "zgjidhja mund të gjendet vetëm pas debatit në Kuvend".
"Ne e kemi planin e veprimit pjesa e parë e të cilit dihet, ndërsa pjesën e dytë do ta shihni më 2 tetor. Ajo çka mund të them për këtë pjesë është se duhet të lejohet debati në seancë, sepse vetëm kështu mund të gjendet zgjidhja", tha Haradinaj, duke shtuar se shpresojmë se kësaj radhe kryesuesja nuk do të ikë nga seanca siç ka bërë herën e kaluar, por do të qëndrojë në sallë deri në fund.
Përfaqësuesi I VV-së, Visar Imeri, pas takimit hodhi poshtë mundësinë për krijimin e një qeverisjeje gjithëpërfshirëse."Qëndrimet tona nuk kanë ndryshuar. Ne mendojmë që domosdoshmërisht seanca duhet të ketë debat. Duhet të lejohet që deputetët të debatojnë, sepse aty është edhe zgjidhja e situatës. Moslejimi i këtij debati dëshmon uzurpimin e institucioneve nga PDK-ja. Ne jemi shumicë parlamentare që e kemi zgjidhjen e këtij ngërçi, por që nuk po na lejohet nga PDK, që e ka kapur shtetin", nënvizoi Ymeri pas takimit.
Bllokimit të këtij procesi i ka kontribuar edhe Gjykata Kushtetuese e cila i ka dhënë të drejtën e pakontestueshme Partisë Demokratike të Kosovës që drejtohet nga kryeministri Hashim Thaçi, që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Mirëpo PDK ka dështuar dy herë ta bëj këtë, sepse koalicioni i katër partive opozitare, e ka shumicën në Kuvend.
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit është për herë të tretë në rendin e ditës të legjislaturës së pestë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit në Kosovë. Seanca konstituive do të mbahet të enjten e 2 tetorit në orën 10:00.
Zgjedhja e kandidatit të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, Isa Mustafës, për Kryetar të Kuvendit, pas ndërprerjes së seancës konstituive nga kryesuesja, në 17 korrik, me 65 vota pro dhe 18 abstenime, është anuluar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Në 18 shtator, në vazhdimin pakminutësh të seancës konstituive, kandidati i koalicionit parazgjedhor të PDK, Arsim Bajrami, mori 44 vota pro, të pamjafueshme për t'u zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.
ATSH
/Shqiptarja.com