Kosovë, riatdhesohen mbetjet mortore nga Rashka-Serbia
PRISHTINË, 12 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Mbetjet mortore të 24 personave të zhvarrosur gjatë gërmimeve të fundit në Rashkë u riatdhesuan sot në Kosovë. EULEX njofton se mbetjet mortore do të transportohen në selinë e DML-së në Prishtinë, ku do të bëhet identifikimi i tyre. Përveç punës së identifikimit, një numër i pjesëve të shkëputura duhet të ri-bashkohen […]
PRISHTINË, 12 Shtator/ATSH-B.Jashari/.- Mbetjet mortore të 24 personave të zhvarrosur gjatë gërmimeve të fundit në Rashkë u riatdhesuan sot në Kosovë.
EULEX njofton se mbetjet mortore do të transportohen në selinë e DML-së në Prishtinë, ku do të bëhet identifikimi i tyre. Përveç punës së identifikimit, një numër i pjesëve të shkëputura duhet të ri-bashkohen me disa prej mbetjeve mortore. Në përfundim, mbetjet mortore do t'u dorëzohen familjeve me ndihmën e Komisionit të Kosovës për Persona të Zhdukur.
Ky ishte riatdhesimi i dytë i lehtësuar nga EULEX-i. Deri tani, në Kosovë janë riatdhesuar mbetjet mortore të 40 personave të gjetur në varrezën masive në Rudnicë (komuna e Rashkës në Serbi).
DML ka kryer gjithsej 456 operacione në terren gjatë të cilave familjeve u janë dorëzuar mbetjet mortore të 413 personave. 315 prej tyre kanë qenë në listën e personave të zhdukur, përfundon njoftimi.
Autoritetet kosovare kanë njoftuar se pas dorëzim-pranimit zyrtar të mbetjeve mortore të personave të identifikuar nga varreza masive në Rudnicë, lokalitet afër Rashkës në Serbi, sot pasdite, bëhen homazhe në nderim të viktimave të riatdhesuara.
Në Kosovë, këtë vit, Dita Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, 30 gushti, u shënua në qytetin e Drenasit, rajoni i Drenicës, për të nderuar personat nga kjo anë të identifikuar kohëve të fundit nga varreza masive në Rudnicë-Serbi, si dhe 1700 personat e tjerë të zhdukur mbetjet mortore të të cilëve nuk janë gjetur ende./m.m/
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.3%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1811
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35