SHBA-të do të nisin e ndërtimin e kompleksit të ri të ambasadës në Prishtinë. Ambasada e SHBA-ve në Kosovë bëri të ditur sot se ceremonia e fillimit të ndërtimit të kompleksit të saj të ri nis në 5 maj. "Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, dhe Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të mbajnë fjalime me këtë rast historik", thekson njoftimi i dërguar.
SHBA-ja eshte vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Më 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow u betua si ambasadorja e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Në 1 korrik 2009 Prishtina ndau 5 hektarë truall për ndërtimin e objektit të ri të ambasadë së SHBA-ve në Kosovë.
Atëherë kryetari i komunës së Prishtinës Isa Mustafa dhe ambasadorja amerikanë në Kosovës Tina Kajdanow, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për dhënien e truallit në shfrytëzim Ambasadës Amerikane, në lagjen Arbëria të kryeqytetit.Memorandumi është edhe një shembull i forcimit të lidhjeve ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, u theksua në ceremoni.
/atsh/
/Shqiptarja.com