/ATSH-B.Jashari/.-Në vendkalimin kryesor përmes autostradës së kombit, në Vërmicë-Morinë, në këto momente në hyrje nga Shqipëria në Kosovë kalohet për 15 deri 20 minuta dhe kolona e automjeteve është 70 metra, ndërsa në dalje kalohet për 2 deri 3 minuta.
Ka një fluks më të rritur se gjatë ditës, pasi kosovarët gjatë orëve të pasdites të së dielës kthehen nga fundjavat e kaluara në bregdetin shqiptar.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës, e cila njofton për fluksin në 12 pikëkalimet kufitare, në 2 portat e tjera me Shqipërinë - Qafë Prush dhe Qafë Morinë, si dhe në 9 vendkalimet me tre shtetet e tjera, Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi, kolonat janë zero e kalohet për 1 deri 3 minuta.
Mes Shqipërisë e Kosovës shënohen më shumë se 2.7 milionë hyrje-dalje të personave, gjatë muajve qershor, korrik e gusht 2015, sipas statistikave të njoftuara eksluzivisht për ATSH-në nga Policia e Kosovës.
Gjithsej 700,7 km është gjatësia e kufijve të Kosovës me shtetet fqinje: 111,8 me Shqipërinë, 158,7 me Maqedoninë, 78,6 me Malin e Zi dhe 351,6 me Serbinë.
/Shqiptarja.com