Kosovë-Shqipëri, qershori 2015 rritje fluksi 39% të hyrje daljeve të personave krahasuar me 2014


 
PRISHTINË, 3 Korrik /ATSH-Behlul Jashari/.-Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, në qershor 2015 ka pasur gjithësej 500 288 hyrje dalje të personave, 142 763 ose 39% më shumë se në qershor 2014, kur kishte 357 525 të personave, e që ishin 105179 më shumë se në 2013-tën.
Në Vërmicë kishte 234167 hyrje e 198513 dalje. Në Qafë Morinë 25688 hyrje e 19530 dalje. Në Qafë Prush 13457 hyrje e 8933 dalje. Këto janë shifrat për hyrje-daljet e personave.
Ndërsa, për automjetet: Në Vërmicë kishte 70258 hyrje e 69590 dalje. Në Qafë Morinë 10009 hyrje e 8664 dalje. Në Qafë Prush 5466 hyrje e 4690 dalje.
Shifrat e hyrjeve-daljeve në tre portat kufitare i bëri të ditura për ATSH-në Major Baki Kelani, Shef i Zyrës për Infomim dhe Marrëdhënie me Publikun - Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Kosovës, në Prishtinë.
Në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri, viti 2014 ka shënuar rritje të fluksit të njerëzve për 19,312 % dhe të automjeteve për 21,883 %, krahasuar me 2013-tën, bënte të ditur në fillim të 2015-ës Policia kosovare poashtu ekskluzivisht për ATSH-në.
Në fillimin e korrikut 2015, Policia e Shqipërisë dhe Policia e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshjen për patrullim të përbashkët.
U bë e ditur se roli i Policisë së Kosovës do të jetë në formën e asistencës, ngaqë ajo e Shqipërisë posedon fuqitë ekzekutive.
Patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga to të Kosovës dhe 3 të Policisë së Shqipërisë.
Nënshkrimi dypalësh u bë në pikën kufitare në Vermicë.
Dy palët u shprehën se kjo marrëveshje do të shërbejë edhe për shkrirjen e eksperiencave të policisë rrugore të Shqipërisë dhe Kosovës./k.s/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja sanksionon industrinë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse