Kryesia e re e Parlamentit të Studentëve në Universitetin e Prishtinës i ka drejtuar Senatit një kërkesë për rritjen e numrit të studentëve për 20 ose 30 për qind në të gjitha fakultetet ku është e mundur të bëhet kjo.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve, Arben Mehmeti, ka thënë për KosovaPress se një kërkesë të tillë e kanë drejtuar pas kërkesave të shumta nga ana e të rinjve që kanë diploma në shkollimin e mesëm që të regjistrohen në UP.

Mehmeti ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë për një kërkesë të tillë edhe për nivelin master, por një gjë e tillë tani për tani nuk mund të bëhet, pasi më shumë kërkesa për rritje të numrit ka për nivelin bachelor. 

ATSH