Deputetë të zgjedhur të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë deklaruar se partia e tyre kërkon postin e Presidentit si pjesë të një marrëveshjeje të mundshme për formimin e institucioneve të reja në vend.
Hykmete Bajrami dhe Jehona Lushaku-Sadriu thanë se një President nga LDK do të garantonte balancimin e pushteteve, ndërsa theksuan se postet ministrore nuk përbëjnë garanci të mjaftueshme.
Deklaratat vijnë pas takimit ditën e djeshme mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit, i cili përfundoi pa marrëveshje, pasi LVV vijon të mbështesë idenë e një presidenti konsensual dhe jopartiak.
Megjithatë, të dyja palët kanë paralajmëruar vazhdimin e bisedimeve përpara seancës konstituive të Kuvendit.
Ndërkohë edhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj mendon se posti i Presidentit duhet t’i takojë opozitës.
Të mërkurën, Haradinaj tha se rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit, tregoi se asnjë parti nuk mund të formojë institucionet e vetme.
Ai shtoi se Vetëvendosja duhet të heqë dorë ose nga pozita e kryeministrit ose e presidentit.
Sipas Haradinajt opozita mund të kontribuojë në krijimin e institucioneve vetëm nëse është pjesë e vendimmarrjes.




Komente
Komento