TIRANË, 19 Janar/ATSH- I. Vata/-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë pasditen e sotme në ekspozitën "Ballkani i vitit 1917" që u çel në Prishtinë.
Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz.
"Sonte mora pjesë në hapjen e ekspozitës "Ballkani i vitit 1917", të artistit austriak, Leopold Forstner (1878-1936), në Katedralen "Nëna Terezë", në Prishtinë. Ekspozitën e hapi Ministri i punëve të jashtme të Austrisë, Sebastian Kurz, në prani të mysafirëve të shquar", shprehet Veseli.
"Përmes kombinimit të dëshmisë historike, me fuqinë shprehëse të artit, ekspozita paraqet frymën e një kohe, kulturën e afërt materiale e shpirtërore të popujve të Ballkanit, në një moment kyç të historisë së tyre dhe të Evropës", shkruan Veseli në statusin e tij Facebok, ku sjell për ilustrim dhe disa foto pjesë nga aktiviteti. /a.ke/









