Kosovë/ Vetëvendosje kërkon anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë

Kosovë/ Vetëvendosje kërkon anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë

Kutitë e votimit të zgjedhjeve në Kosovë

PRISHTINE- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kërkon rinumërimin e votave me postë për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.

Blerim Sallahu nga LVV-ja pretendoi se në votimin me postë ka pasur manipulime dhe keqpërdorime, që sipas tij, janë orkestruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

“Ne kemi kërkuar nga PZAP-ja ( Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa) që fillimisht të anulohen 18.933 vota të LDK-së të kontaminuara, të ardhura në formë të manipuluar. Nën dy, kemi kërkuar rivotim me postë dhe nën tre kemi kërkuar që kandidatët të cilët kanë marrë vota pakrahasimisht më shumë me postë sesa në vendvotime në Kosovë, të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen me anëtarë të tjerë të LDK-së”, tha ai sot në një dalje për media pas dorëzimit të ankesës.

Nga LDK-ja ende nuk ka një reagim pas dorëzimit të kësaj ankese të LVV-së në PZAP.

LVV-ja edhe më herët kishte kërkuar nga Paneli që të urdhëronte rinumërimin e votimit përmes postës, por Paneli kishte argumentuar se një kërkesë e tillë ishte dorëzuar pas afatit ligjor, i cili ishte 48 orë pas përfundimit të procesit të numërimit të votave.

Lëvizja Vetëvendosje tha se provat që ka për këtë rast i ka dërguar më herët edhe në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, por ende nuk janë njoftuar për ndonjë veprim nga ky institucion.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 15 mars shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

LVV-ja ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind.

Pas shpalljes së rezultatit, partitë dhe kandidatët mund t’i adresohen Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe më pas Gjykatës Supreme nëse kanë vërejtje për rezultatin.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

Rama kujton historinë kur ishte ministër Kulture: Banka gjermane na 'fali' kompjuterë që i kishte nxjerrë jashtë përdorimit

Rama kujton historinë kur ishte ministër Kulture: Banka gjermane na 'fali' kompjuterë që i kishte nxjerrë jashtë përdorimit