Kosovë/ Ndërron jetë një 66-vjeçare, shkon në 6 numri i të vdekurve, 184 raste të infektuarish

Kosovë/ Ndërron jetë një 66-vjeçare, shkon në 6 numri i të vdekurve, 184 raste të infektuarish

Foto ilustruese

KOSOVË-Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se është konfirmuar edhe një vdekje nga koronavirusi në Kosovë, duke e çuar në 6 numrin e të vdekurve.

Një paciente 66-vjeçare nga Malisheva ndërroi jetë, e cila ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Në Kosovë, sipas të dhënave të prezantuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, deri më tani janë 184 raste të infektuarish dhe 30 të shëruar.

Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë konfirmuar 36 persona të infektuar dhe një vdekje, por komuniteti serb i raporton rastet në Serbi.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovë u regjistruan më 13 mars dhe për shkak të pandemisë së koronavirusit, Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës