Kostandin Grillo zbulon momentin më të vështirë që ka përjetuar

Kostandin Grillo zbulon momentin më të vështirë që ka përjetuar

Kostandin Grillo është një emër i njohur në vendin tonë. Në fundjavë, apo edhe në mesjavë shumëkush i shikon ndeshjet shoqëruar nga komenti i tij, në RTSH më së shumti.

Komentatori i njohur e ka nisur gjithçka që në ditët e para të demokracisë dhe normalisht për të nuk është vetëm një punë, por edhe pasion. Shpesh herë ka kritika për të, por ai i merr me sportivitet. Në intervistën e tij ai zbulon edhe ndeshjen më të vështirë që ka komentuar, kjo për shkak të mbiemrave të lojtarëve.

Duket e lehtë ta bësh një punë të tillë, por ka edhe vështirësitë e veta. Në intervistën e dhënë për në “90 sekonda me Eraldon” në “Eduasportin.com”, ai zbulon se ka pasur vetëm një përplasje, madje me një personalitet, ndërkohë që momenti më i vështirë padyshim që është ai i përjetuar në Beograd kur luajti Shqipëria.

Grillo flet edhe për menaxhimin e futbollistëve, punë tjetër që ai e bën, teksa flet pa dorashka për lëvizjen më të mirë, pengun e tij dhe e thotë hapur emrin e presidentit më mashtrues. Në fund ai ka edhe një “perlë” në lidhje me komentimin: “Ka pasur raste kur kam përmendur edhe emrat e djemve që punonin në teknikë”. 

A.D/shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno Pizzul: 22/03/2018 02:36

    Kur ke ne plan te dalesh ne pension vella, se na shkaterrove nervat?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë