'Më bën përshtypje neglizhenca e shtetit për futbollin', Shyti për fondin e stadiumit të Kukësit: Nuk është demokratik

Të hënën, mbi bazën e protokollit sanitar, FSHF i nisi kërkesën e dytë zyrtare qeverisë për të lejuar rifillimin e futbollit, por deri më tani asnjë përgjigjje. Në një intervistë për ‘report tv’ drejtori i klubit të Teutës Artan Shyti thotë se pavarësisht qëllimit i bën përshtypje mos serioziteti i shtetit për këtë çështje.

“Nuk ka sens që ti të shohësh liqenin mbushur plot me njerëz, njerëz që ecin, që vrapojnë, dhe ti thuash futbollistëve, sportistëve që ju nuk duhet të vraponi. Kjo është mungesë serioziteti e trajtimit të çështjes, më tepër unë besoj se sa rifillimi, vret apo dëmton, apo krijon përshtypje të keqe, mosmarrja seriozisht e këtij problemi,”-shprehet fillimisht drejtori i klubit të Teutës.

Shyti më pas tregon arsyen thelbësore se përse futbolli duhet të rinisë.

“Një nga arsyet që duhet të vazhdojë është se deri më sot bizneset, sponsorët, presidentët, donatorët kanë hedhur para për këtë aktivitet. Teuta ka dy president që kanë hedhur shuma të rëndësishme. Çfarë do bëhet? Do marrin vlerë përfundimtare këto investime, do të dali Teuta atje ku do, apo do të mbyllet këtu dhe të gjithë ato para që janë hedhur deri më tani do të bëhen zero,”-deklaron më tej Shyti.

Shyti kompentoi edhe përplasjet mes Kukësit dhe Partizanit, me këta të fundit që kritikuan politikat e FSHF-së për shpërndarjen e fondeve nga UEFA, pasi nga 4.3 mln eurot e dhëna në kohë koronaviorusi 3.2 do të shkojnë për stadiumin e Kukësit.

“Unë besoj që e vetja zgjidhje është që të thuhet paraprakisht. Kemi 4.3 mln euro dhe mendojmë t’i çojmë 3.3 këtu dhe 1 këtu. Nëse mbrapa zbulohet se këto para mund të jenë për të gjithë, por kanë shkuar në një drejtim atëherë ky është problem. Nëse thua që në fillim që kemi këto para dhe ti dërgojmë në një drejtim dhe të gjithë çojnë dorën për këtë drejtim kjo është demokraci,"-e mbyll drejtori i klubi të Teutës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë