Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka reaguar pas lajmeve të djeshme në mediat greke se në bisedimet Bushati-Kotzias ishte rënë dakord për një shkëmbim termash Çamëri dhe Epir i Veriut.

Kotzias ka thënë se nuk do të diskutohet kurrë për çështjen çame.

 Unë kurrë nuk kam diskutuar, as nuk do të diskutoj për Çamërinë. Qeveria e vetme që i ka diskutuar ato, është është qeveria e Demokracisë së Re në vitet 1990.

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë

Ai theksoi në të njëjtën kohë se "është qesharake të besojmë se Epiri i Veriut i përket Greqisë. A Aktin Final të Helsinkit, a njohim Aktin Final të Parisit të vitit 1926? A njohim rezultatet e dy Luftërave Botërore? A e njohim Ligjin Ndërkombëtar dhe duam të mbështetemi në të? "

Kotzias tha se ajo që njihet si “Epir i Veriut”, tashmë është tokë e një shteti sovran, duke iu referuar Shqipërisë.

Ata duket se harrojnë se ajo që ne sot e quajmë Epiri i Veriut i takon një shteti sovran dhe të pavarur.

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë