Mediat greke: Çamëria 'nuk ekziston më', ja nga çfarë hoqi dorë pala greke si këmbim
Mediat greke kanë publikuar disa detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, Shqipëria nga termi "Çamëria".
Mediat greke kanë publikuar disa detaje rreth marrëveshjes së Greqisë me Shqipërinë. Bëhet fjalë për një marrëveshje paketë që synon të zgjidhë çështjet ‘e nxehta’ mes dy vendeve.
Sipas Protothemas, pala greke ka pranuar që të heqë termin “Epiri i Veriut”, megjithatë kjo nuk është e konfirmuar zyrtarisht. Nga ana tjetër, edhe Shqipëria nuk do të përdorë më termin Çamëria, shkruan gazeta greke.
"Japin Epirin e Veriut për Çamërinë që nuk ekziston”, është ky titulli i medias greke, ku thuhet se këto pika janë dakordësuar gjatë takimeve të përbashkëta mes ministrave të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.
Shumë nga këto prona të bllokuara nga ligji i luftës, janë në Janinë, Selanik dhe në disa zona të rajonit të Thesalisë. Sipas një vlerësimi jo zyrtar, vlera e tyre është rreth 15 miliardë euro.
Shkruan media greke, Protothema
Në të dyja rastet, thuhet në artikull, nuk do të ketë pretendime formale territoriale. Edhe për çështjen e pronave do të ketë një pakt, por nuk do të ketë bëjë me kërkesat çame për pretendime territoriale.
Shqipëria dhe Greqia kanë patur disa raunde bisedimesh për shumë nga çështjet kryesore që i ndajnë dy vendet.
Dorën e fundit të dakordësisë për çështjet e diskutuara pritet t’ia japin kryeministrat Rama dhe Tsipras, të cilët me gjasë fillimisht do të takohen në Bruksel.
Më pas, marrëveshja pritet të marrë firmat e Ramës dhe Tsipras në mesin e Korrikut. Parashikohet që marrëveshja të nënshkruhet në ishullin e Korfuzit. Grupi negociator shqiptar ka kërkuar që marrëveshja të marrë miratimin e parlamentit grek e më pas të firmoset nga dy kryeministrat.
Shkrimi i medias greke:
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.6%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.8%
Vota total: 4114
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Asambleja e PS/ Rama: Unë dhe deputetët e vjetër garojmë në lista të hapura! PD merr më pak mandate se në '97! Ndryshon drejtuesit politikë në 7 qarqe! Zgjidhet kryesia e re! (EMRAT)
8 Shtator, 07:02
-
Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit
20 Prill, 11:58
-
Ditmir Bushati: Me mendjen akull, me zemrën zjarr!
28 Janar, 20:35
-
Bindja që më përforcoi 2023
8 Janar, 13:29
-
Sulmi në Veri të Kosovës, ish-ambasadori Gashi: Inteligjenca parandaloi një masakër! Bushati kundër konferencës: Serbia, prishësja e qetësisë së rajonit
25 Shtator 2023, 22:44
-
Eksperti i BE në podcastin e Ditmir Bushatit: Integrimi nuk është në dorën tuaj! Lufta në Ukrainë hapi mundësi për Ballkanin Perëndimor
9 Qershor 2023, 19:42
-
Ditmir Bushati: Diplomati që shënon një shekull
27 Maj 2023, 10:17
-
Ditmir Bushati: Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit
6 Maj 2023, 10:33
-
Marrëveshja në Ohër, Bushati: Dokumenti të ishte më i detajuar, me afate konkrete! Pritet që 5 shtete të lëvizin drejt njohjes së Kosovës, do i hiqej gjylja Vuçiçit
20 Mars 2023, 21:34
-
Ditmir Bushati: Mes ideales dhe të mundshmes
10 Mars 2023, 07:05
-
Kosova e Serbia pro planit franko-gjerman, ish-ministri Bushati për Report Tv: Marrëveshja në favor të të dyja palëve! Përfundimi i konfliktit i shërben sigurisë rajonale
2 Mars 2023, 21:41
-
BE–Ballkan Perëndimor në kohë stuhie
22 Dhjetor 2022, 13:36
Mileti i di te gjitha. O degjoni nje here deri ne fund psstaj fillon reagoni. Per mendimin tim camet duhet te aplikojne ne Strasburg per pronat.
PërgjigjuNjë Rekomandim për Koqiasin Sot, kur u zgjova në mëngjes lexoj në gazeta se mbështetesit ose mos ma merni për ters, suportuesit të Shqipërisë së Ramës e Bushatit, per ta pranuar në Europë;zotit, o më fal malakasit Koqias e paskan frikësuar me 800(po tetëqind) plumba për ta vrarë se ka mbrojtur me këmbngulje qe t’pranojne Shqipërinë në BE. Bile siç thonë ca të tjerë antikoqias, se I kanë postuar edhe plumba me gjak nëletrat që I kanë dërguar atij. Dhe te gjitha ato frikësime se përveç rekomandimit per Shqipërine, edhe për faktin se e zë në gojë ÇAMËRINË SHQIPTARE( megjithese e ngatron si EPIR!) Prandaj do I kërkoj Metës qe me rekomandim të “shqiptarit” janullatos ti jap sa më parë Shtetesinë Shqiptare Koqiasit, bile tapranoi si azilant politik si I përndjekur nga ata të Agimit të Arte të Athinës. Çfarë na duhen neve 600.000 refugjatë të rekomanduar nga Greqia “mike strategjike”,kur do kemi midis nesh një ministër të jashtëm që megjithëse nuk e njeh historine se gjuhën shqipe do ta mësoi nga “shqiptar”janullatosi. Edhe unê ashtu si paraqitem,jam shtetas grek(I lindur në Paramithinë Shqiptare);pra Shqiptar Safi; kam edhe Shtetesin Amerikane; keshtu që janë të mjaftueshme rekomandimet per Koqiasin si “shtetas shqiptar” Vetëm këtu dua të ndalem në diçka, që si mbas Amerikanëve duhet të njohi gjuhën e vendit për të pëfituar shtetësin: Koqiasit nuk I pëlqen fjala ÇAM-ÇAMËRI, PRANDAJ po I shpjegoj paraprakisht se fjala Çam rrjedh nga emri I lashtë Iliro-Shqiptar I lumit Thjamis-pra Çam, ashtu si shkruhet edhe në hartat e vjetra të Europës (ku na rekomandon ai vetë). Pa s’ka pse te friksohet se veshja vallja dhe kenga Çame, bashkë me trimat Çamë si Islam Pronjo,Marko Boçari e shumë të tjerë luftuan dhe e formuan shtetin grek me 1829. Pra Historia e Çamërisë Shqiptare ka rrojtur e do të rrojë. PA FRIKË! Ndërsa për emrin EPIR, më vjen keq që koqias nuk e di se nga vjen. Unë- megjithese nuk merrem me gjuhesi, po shpjegoj Koqiasit se fjala IPE-qe ne Çamërishte ose thjeshtë Shqipe; eka kuptimin SHQIPE; pra IPE-SHQIPE dhe fillon nga NGA PREVEZA M’LEQE T’HOTIT ! Keshtu e kishte emrin edhe PIRRO-BURRI! Sa I përket gjuhes greke, ne rast se e ke mësuar në shkollë , Iperos- ithone sterre, toke e pare nga deti, atehere kur piratet e greqise se lashte e shihnin nga jashte. PRA GREKET ASNJEHERE NUK E KISHIN SHKELUR ATE TOKE TE BEKUAR TE ÇAMERISE SHQIPTARE, qe jua beri peshqesh me 1913 Europae juaj; ku dëshironi të na rekomaendoni edhe juve koqias I dashur. Duke ju uruar suksese ne rekomandimet e juaja; Ju Uroj Suksese edhe si “Shqiptar” I ardheshem. Do gjeni kohë të bisedoni SHQIP edhe me “shqiptarin” tjeter! Sali Bollati NY, Qershor 28, 2018
PërgjigjuNë arritëm të heqim vorio Epiri si emër e ata morën krejt detin, tokën e gopin në nënës e ca ju pat qejfi. Hajde arritje hajde. Në jemi shtet kot.
PërgjigjuKu jan keta historianet tan qe nuk balafaqohen per emrin epir. Epiri ne histori ska qen kurr greke