MAQEDONI E VERIUT- Kryeministri Dimitar Kovaçevski dorëzoi në Kuvend propozimin për ministrat dhe zv/ministrat e rinj në kabinetin e tij qeveritar. Kreu i qeverisë nuk priti përgjigjen e Alternativës dhe direkt i depozitoi në Kuvend.
Në qeverinë e re do ndërrohen gjithsej 4 ministra. Në Shëndetësi u propozua Fatmir Mexhiti, në Drejtësi Krenar Lloga dhe në ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, që të tre nga ASH. Kjo parti do të ketë edhe dy zëvendësministra si Tiron Jajaga si zv/ministër i Mbrojtjes, ndërsa Vjollca Berisha propozohet zv/ministre e Bujqësisë.
Krenar Loga – ministër i Drejtësisë
Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë
Azir Aliu – Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës
Kaja Shukova – Ministre e Mjedisit
Tiron Jajaga – zv/ministër i Mbrojtjes
Viktorija Avramovska-Madiq – zv/ministre e Drejtësisë
Vjollcë Berisha – zv/ministre e Bujqësisë
Maja Manoleva – zv/ ministre e Shëndetësisë
Ndryshimet miratohen në Kuvend me dy të tretat, apo me 80 nga 120 votat e deputetëve. Por, shumica parlamentare aktualisht ka 75 vota, sikur pjesë e Qeverisë të bëhej edhe Aleanca për Shqiptarët. Domethënë mungojnë edhe pesë vota, të cilat kërkohen nga radhët e opozitës maqedonase. Por, kryetari i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, ka bërë me dije publikisht se askush nuk ka marrë mandat në zgjedhje për ndryshimin e Kushtetutës. Sipas tij, në zgjedhjet e fundit asnjë parti politike nuk e ka paraqitur si pjesë të programit të saj ndryshimin e Kushtetutës. Për këtë arsye Mickoski konsideron se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mënyrë që qytetarët të thonë se çfarë mendojnë dhe në cilin drejtim duhet të lëvizë Maqedonia e Veriut në periudhën e ardhshme.