Kovaçevski: Procesi i Berlinit me rëndësi për Rajonin, Shqipëria ka mbështetjen tonë! Kurti e Vuçiç të sillen si burra shteti e të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit

Dimitar Kovacevski në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Maqedonia e Veriut i bëri thirrje palëve në Kosovë e në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh se ato duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.

'Sot kisha nderin bashkë  me ministrat të jem mikpritës i homologut tim të dashur dhe mikut tim të dashur, Edi Rama me të cilin çdo herë kemi shumë tema për te diskutuar që i prekin dy  vendet tona por edhe rajonin. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zhvillojnë  miqësi dhe partneritet që është model për rajonin me atë që dy vendet tona ndajnë shumë bashkëpunime në shumë fusha, por edhe vlera europiane. Meqë rruga evropiane prej së cilës nuk heqim dorë as ne as Shqipëria, është qëllim strategjik i të dyja shteteve. Në këtë rrugë të integrimeve europiane si rajon dhe në mënyrë bilaterale ne ndërmarrin hapa për evropianizimin e shoqërive tona me qëllim sa më shpejtë t’i arrijmë standardet evropiane në çdo kuptim, si sistematike dhe ligjore përsa i përket standardit të jetës së qytetarëve tanë.

Pikërisht një hap i tillë ishte edhe procesi i Berlinit në kuadër të të cilit vendet e Ballkanit Perëndimor vitin e kaluar gjatë Samitit në Berlin nënshkruan tre marrëveshje rajonale për mobilitet që kanë të bëjnë me njohjen e kualifikimit të arsimit të lartë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, njohje të ndërsjellë të diplomave të doktorëve të mjekësisë, mjekësisë dentale, arkitektët si edhe për qarkullimin me letërnjoftime midis të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit që do të ndodhë në Tiranë, siç i thashë edhe Edit dhe homologëve të tij në takimin që patëm, Shqipëria si kryesues dhe ai si kryeministër, e kanë mbështetjen tonë në atë proces që e dimë që e gjithë kjo është mirënjohje për vendin, për rezultatet e arritura edhe për rajonin në tërësi. Ne e kishim atë rol të jemi kryesues në vitin 2020 kur kishte një sfidë dhe të gjitha takimet u organizuan online që nuk është rast për momentin dhe prandaj mund ta kemi kryetarin e qeverisë së Shqipërisë të jetë mysafir me kolegët e tij në Shkup.

Procesi i Berlinit është i rëndësishëm për rajonin jo vetëm për shkak të marrëveshjeve që i theksova po edhe për shkak të nismave që pastaj duhet të ndërmerren dhe kanë të bëjnë me energjetikën, ekonominë, digjitalizimin, infrastrukturën, mundësinë për investime si edhe mobilitet shtesë të qytetarëve, bizneseve dhe gjithsesi zhvillimit i bashkëpunimit në shumë fusha përfshirë kulturën, arsimim, integrimet evropiane dhe shkëmbimit të shumë përvojave të tjera midis vendeve. Krahas nismave politike dhe mesazheve që vijnë nga ky proces, ne si rajon na nevojiten përfitime të shpejta, të nevojshme që do të rrisin potencialin ekonomik të rajonit dhe do të reduktojnë hendekun midis vendeve kandidate për anëtarësim në BE dhe vendet anëtarë të BE veçanërisht në rajonin e Europës juglindore.

Nevojitet diçka që qytetarët do ta ndiejnë si përfitim gjatë anëtarësimit dhe para anëtarësimit në BE që do ta mbajë idenë europiane dhe përkushtimin ndaj këtij procesi. Për të gjithë faktorët e shoqërive të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në fund të ditës ajo që është më e rëndësishme për qytetarët, është gjendja ekonomike, zhvillimi ekonomik, standardi jetësor, sundimi i ligjit dhe parimet e demokracisë ne vendet ku jetojnë. Në këtë plan bashkërisht mund të lavdërohemi se e kemi bërë shumë, këtë e bëmë dhe akoma e bëjmë në kuadër të nismës Ballkani i Hapur që së shkurti dha rezultate konkrete midis 3 shteteve, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë dhe janë të dukshme dhe i pamë të gjithë dhe i përshëndetën si qytetarët ashtu edhe kompanitë e të tria shteteve.

Kjo nismë nga Open Balkan, qytetarët dhe bizneset presin edhe më tej të ofrojë risi, që do t’i sigurojnë zhvillim por edhe zhvillimin e bashkëpunimit midis vendeve që u konfirmua se është rritur pasi kësaj nisme. Për mua është me rëndësi që kjo nismë tregoi se përmes bashkëpunimit mund të rritet tregtia, shkëmbimi tregtar midisi vendeve dhe më tej është komplementare të proceseve që i përfshijnë të gjitha vendet dhe këtu para së gjithash mendojmë për Procesin e Berlinit dhe për nismat e tjera që ekzistojnë, para së gjithash mendoj për CEFTA, CEI, SECP, por duhet ta dini se në hapësirën e Europës Juglindore ka 72 nisma për bashkëpunim. Një pjesë e tyre janë formale dhe një pjesë jo formale, ekonomike dhe politike, por këto veçohen si kryesore ku ndodhin edhe pjesa më e madhe e nismave dhe më vjen mirë që nismat që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit u tregua se mund të zbatohen midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kjo ndodhi në kuadër të nismës Ballkani i Hapur dhe kjo do të jetë stimulim për edhe procesi i Berlinit t’i japë rezultatet e pritshme dhe të dëshiruara.

Maqedonia e Veriut dhe ku jemi sot është shembull konkret si për sjelljen si burrështetasi dhe miratim të vendimeve jo të lehta, pra bëhen dallime për një kohë të shkurtër nga shteti i kapur, u bëmë shtet anëtar i NATO-s,  u bëmë shtet që i filloi negociatat me BE me gjuhën e mbrojtur dhe kulturën e mbrojtur  dhe identitetin vetë në dobi të misioneve paqësore, sot jemi mikpritës dhe e ndamw përvojën për tejkalimin e sfidave dhe dialogut me shtetet fqinje që midis tyre kanë çështje të hapura.

Pikërisht me këtë rast si fqinj i drejtpërdrejtë i Kosovës dhe Serbisë apelojmë për de-eskalim të gjendjeve dhe zbatim të obligimeve të ndërmarra midis dy palëve, përkatësisht implementimin e dy marrëveshjeve që Kosova dhe Serbia e arritën në 27 shkurt në Bruksel dhe marrëveshjen e arritur nw Ohër për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve. E di se ky është një provës që përfshin vendime në të dyja shtetet fqinje, por politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrështetas dhe me guxim dhe t’i qasen zgjidhjes të çështjeve të hapura, sado që të jetë e vështirë kjo dhe sado që të duket pa zgjidhje.

Pikërisht për këtë qasje të dialogut mund të them se krenohem që këtu flasim për ardhmërinë tonë, për negociatat e filluara me BE, për screening-un e filluar, për atë që javën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të ketë delegacionin e vet në samitin e NATO-s, për reforma konkrete, për marrëveshje të nënshkruara, për bashkëpunim kufitar FRONTEX me gjuhën tonë maqedonase dhe jo të flasim se e gjithë kjo duhet të ndodhë në të ardhmen dhe kur e them kështu atëherë shihet se sa është i madh dallimi. Para nesh kemi edhe një vendim, kjo është çështja në interes të qytetarëve edhe për mediat. Kjo ka të bëjë me miratimin e amendamenteve kushtetuese në kuvend. Unë besoj se Kuvendi jonë do të jetë në nivel të detyrës dhe se përfundimisht me hapat e përshpejtuar ta vazhdojmë rrugën tonë drejt integrimeve europiane dhe t’i bashkëngjitemi familjes evropiane. E di se nuk do të jetë e lehtë. Ka interesa të ndryshëm, ka kalkulime të ndryshme te të gjitha partitë politike. Një pjesë e tyre shohin interesin e shtetit, por një pjesë e liderëve politikë shohin interesin e tyre politik, por duhet të merret vendim që është i guximshëm dhe do ta mbajnë mend gjeneratat e ardhshme se kjo gjeneratë e politikanëve ka marrë vendim me të cilin ka siguruar ardhmëri më të mirë për ata që vijnë pas nesh. Në këtë rrugën tonë drejt integrimeve evropiane e di se mund të kemi mbështetjen e miqve dhe para së gjithave e numëroj dhe kryetarin e qeverisë së Shqipërisë, Edi Ramën. E di që miqësia jonë tradicionale shihet përmes hapave konkretë, përmes procedurave dhe numrave konkrete. Ne shënojmë 30 vjet marrëdhënie diplomatike midis vendeve, bashkëpunimi ynë u fuqizua pas dy mbledhjeve ndërqeveritare. Në të fundit që u mbajt vjet në nëntor nënshkruam më shumë memorandume për avancimin e bashkëpunimit në thuajse të gjitha fushat, veçanërisht në fushat ekonomike dhe energjetike. Bashkëpunim kishim dhe në shumë fusha të tjera kështu që atë që mundem dhe sot ta them është se tek ne procedura ka përfunduar, në Shqipëri po ashtu, ikonat që u nxorën padrejtësisht nga shteti ynë në vitin 2013 për të cilat Kuvendi ynë e ratifikoi marrëveshjen për bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, do të kthehen në shtetin tonë me ndihmën e qeverisë së Republikës së Shqipërisë. Nuk ka konfirmim më të madh sesa kur trashëgimia jonë kulturore dhe historike të besimtarëve ortodoksë të kishës sonë dhe pjesë të historisë sonë dhe kulturës do ta zërë vendin aty ku i përket dhe për këtë i jam falenderues kryeministrit Rama, por dhe institucioneve në Shqipëri që ishin jashtëzakonisht efikase, por edhe ministrisë sonë të Kulturës dhe ministres Kostadinovska.

Bashkërisht bashkëpunojmë me sukses në kuadër të aleancës së NATO-s, aktivisht bashkëpunojmë në kuadër të implementimit të IPA, 2 projekte për bashkëpunim ndërkufitar. Rruga sa i përket bashkëpunimit tonë është trasuar dhe në këtë rast dua të dëshiroj në emrin tim personal, besoj edhe Edi do të pajtohet  dhe qytetarët e të dyja vendeve sa më shpejt t’i gëzohemi sukseseve të reja dhe ta realizojmë qëllimin tonë strategjik, që është anëtarësia me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Shpreh falënderimet që sot e kemi kryeministrin Rama mysafir në Shkup ku kryesisht biseduam për koordinimin sa i përket Samitit që na paraprin të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Shqipëri ku me të vërtetë qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri janë 100% të përkushtuar në zhvillimin e suksesshëm të këtij Samiti.'- tha Kovaçevski.


Lajmi kryesor:

Turi ballkanik/ Rama: Ballkani i Hapur dha rezultate, tani me mendje e zemër në Procesin e Berlinit! Mesazh Kurtit: Me kanun edhe hasmit kur vjen në shtëpi i hapet dera


M.Q./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dosja e Suel Çelës/ Gazetari Mahmutaj për Report Tv: I ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët, Artan Hoxha u pagua nga kjo bandë për të manipuluar informacione! Inskenuan kërcënimin

Dosja e Suel Çelës/ Gazetari Mahmutaj për Report Tv: I ka shtrirë tentakulat deri te gazetarët, Artan Hoxha u pagua nga kjo bandë për të manipuluar informacione! Inskenuan kërcënimin