“Tradhtitë politike” ishte tema e disktuar dje me të ftuarit ish-botuesi i gazetës“Koha Jonë”, aktualisht kreu i LDK Nikoll Lesi, analisët Ylli Rakipi dhe Henri Çili.
Pjesë e këtij paneli, nëpërmjet një bisede telefonike u bë dhe Kozma Dushi, këngëtari i njohur nga Berati, i cili pak ditë më parë ishte i pranishëm në një ceremoni inaugurimi të kryeministrit Berisha në fshatin Lumas të Beratit ku dhe iu këndua një këngë për fitoren e tij.
Në atë ceremoni Dushi ftoi beratasit të votojnë Berishën por mbrëmë tregoi se teksti i këngës, refreni i të cilës ishte "O Sali, t'u bëfsha ferrë, merr pushtetin dhe një herë" nuk ishte i tij. Dushi rrëfeu për panelin e të ftuarve dhe moderatorin Mira Kazhani se ishte gati të këndonte në fushatën e çdo partie.
BISEDA ME KOZMA DUSHIN
Mira Kazhani: Nuk jeni mërzitur besoj me disa letra të Arben Dukës, koleg i vjetër?
Kozma Dushi: Nuk ka problem, le t’i shkruajë si t’i mendojë ai gjërat , unë nuk mërzitem.
Hervin Çuli: A është e vërtetë që ju hoqën nga puna në Rinas një muaj pasi kishit filluar?
Kozma Dushi: Nuk është puna një muaj, gjashtë muaj apo tre ditë, aty u shkurtua vendi i punës dhe unë që nga ajo ditë nuk u ktheva më tek vendi i punës.
Mira Kazhani: Ju jeni prej tre vitesh i papunë është e vërtetë?
Kozma Dushi: Unë për zotin Ylli Rakipi kam shumë respekt dhe e kam mik të vjetër. Nuk e njoh sot, dhe kam shumë respekt në radhë të parë si njeri, por edhe si një gazetar që është profesionist.
Mira Kazhani: Teksti i këngës së fundit që u diskutua shumë, refreni në Berat, nga kush është shkruar ose për çfarë flet?
Kozma Dushi: Fjala e fundit e festivalit është poezia e Arben Dukës, ishte festivali i 34-t i këngës në Radio Televizion.
Mira Kazhani: Ishte vërtet një këngë dedikuar Edi Ramës?
Kozma Dushi: Jo jo, “Vagabondi”, jo s’ka lidhje, me vjen keq, s’ka të bëjë as me Edi Ramën, as me Sali Berishën, me asnjë. Kënga flet për një djalë që është i çrregullt, por zemrën e ka të madhe, një çun i ri, dhe s’ka lidhje me këtë realitet të politikës sot. Ata që thonë e kanë shumë gabim, që thonë “Vagabondi” është për zotin Rama, në asnjë mënyrë. Ajo është këngë për një djalë të ri.
Mira Kazhani: Z.Dushi në këtë fushatë do të këndoni për të gjitha partitë, në të dy koalicionet?
Kozma Dushi: Unë do vete tek të gjithë, për të gjithë do këndoj. Një artist në skenë nuk nuk del për një ngjyrë, por për të gjitha ngjyrat. Ne nuk merremi me politikë, ne këndojmë këngë dhe jemi të nderuar dhe të respektuar nga populli.
(sg/shqiptarja.com)