KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit në Durrës

KPA lë në fuqi vendimin e KPK/ Shkarkohet nga detyra prokurori i Apelit në Durrës

TIRANË- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK, për shkarkim nga detyra për prokurorin pranë Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Bujar Hotin. Në mbledhjen  zhvilluar ditën e sotme, trupa gjykuese e kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtylla dhe anëtarët Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz vendosën shkarkimin nga detyra të Hotit, për shkak të fshehjes të pasurisë.

Sipas raportit në ILDKPI, Hoti kishte bërë deklarim të saktë pasuror, por sipas KPK-së prokurori nuk ka justifikuar dot mijëra metra tokë buzë detit, kontratat fiktive, apartamentet me kredi dhe udhëtimet e bashkëshortes. Sa i përket aftësive profesionale, DSIK e cilësoi Hotin si të përshtatshëm për të vazhduar detyrën e tij si prokuror.

Pasuria e prokurorit të Durrësit, Bujar Hoti
KPK ka kryer një hetim të ndarë dhe të thelluar, ku është gjetur se prokurori Hoti, ka në pronësi një apartament banimi 157 m2, dhe shtesë 30 m2, në qytetin e Durrësit, me vlerë 4 milionë e 400 mijë lekë, i blerë me kredi. Sipas KPK-së, Hoti ka në pronësi një automjet tip Audi A4, blerë për 6500 euro.

Hoti ka në pronësi një tokë arë 4 mijë m2 në Spitall në Durrës, fituar nga ligji 7501, dhe një zyrë noteriale me sipërfaqë 41.3 m2 dhe një shtesë prej 19.6 metra katrorë. Bashkëshortja e Hotit ka patur të ardhura si notere nga viti 2003 deri në vitin 2016, në rreth 43 milionë lekë. Prokurori Hoti nga viti 2003 deri në vitin 2016 ka patur të deklaruara të ardhura në shifrën e 22 milionë lekëve. KPK deklaron se për njërin nga fëmijët e Hotit është paguar një tarifë për shkollimin në Universitetin e Oxfordit, në Angli.

Sipas hetimit të KPK-së, apartamenti në pronësi të Hotit prej 157 m2 është porositur në vitin 2004, për një vlerë prej 70 mijë euro. E njëjta gjë ka rezultuar edhe për një garazh, kontrata për të cilin është revokuar. Sipas KPK-së, Hoti për apartamentin prej 157 m2 ka paguar 68 mijë euro. Sipas KPK-së, Hoti ka kryer deklarim të një çmimi fiktiv shitjeje për këtë apartament. Hoti ka paraqitur gjithashtu një kontratë fiktive, pasi për shtesën prej 30 m2 nuk provohet pagesa siç pretendon prokurori.

KPK ka thënë se përsa i përket 4 mijë m2 tokë në Spitall, Durrës, familja e Hotit është larguar nga Qerreti në Durrës që në vitin 1990 dhe sipas ligjit, nuk duhet të përfitonte më tokë, pasi ka përfituar një banesë në Durrës. Në këto kushte, sipas ligjit 7501, deklaron KPK, prokurori Hoti, s’mund të përfitonte më tokë. Gjithashtu, KPK sqaron se toka nuk është tokë bujqësore, pasi ndodhet shumë pranë detit. KPK ka kërkuar informacion nga prefektura, por ende nuk është marrë një përgjigje. Sipas KPK-së, Hoti nuk e ka deklaruar që prej fillimit shtesën e bërë në një apartament në pronësi të bashkëshortes. Edhe për këtë kontratë, Hoti rezulton se ka paraqitur të dhëna fiktive.

Sipas KPK-së, shtëpia e banimit në plazhin e Durrësit, është deklaruar se është blerë me kredi për 93 mijë euro. Por ende, për këtë pasuri s’ka një hipotekë, përveç një kontrate sipërmarrjeje.Në deklaratën e Vetting-ut, thuhet se në tetor të vitit 2007, ky apartament është shlyer me 23.900 euro. Ndërkohë që me të njëjtën kompani, prokurori ka bërë dhe dy kontrata për 2 apartamente të tjera. KPK sqaron se këtë kontratë për 2 apartamente, prokurori e paraqiti në bankë dhe fitoi kredinë.

I pyetur nga KPK, për këtë, prokurori Bujar Hoti, thotë se firma ka bërë një lapsus dhe se ai s’ka firmosur dy kontrata të dyta me firmën. KPK sqaron se sërish, prokurori ka paraqitur një kontratë fiktive me qëllim përfitimin e kredive. Po ashtu, Hoti nuk ka treguar destinacionin real për 68 mijë euro. Bashkëshortja e prokurorit, ka udhëtuar në SHBA dhe Austri. Pagesat për këto udhëtime, sipas KPK-së, nuk janë të justifikuara, megjithëse është deklaruar se udhëtimin në SHBA ia ka paguar motra, dhe atë në Austri, dhoma e noterëve.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja